Futboll Seria A Sport

RONALDO MË PRANË BURGUT/ Majorga nuk ndalet, “denoncon” CR7 në 18 shtete, pritet që…

Ndeshja e “boksit” në distancë me përgjigje e kundërpërgjigje mes Katrin Majorgës dhe Kristiano Ronaldos vazhdon dhe duket se nuk ka ndërmend që të ndalet. Pas akuzave të ngritura thuajse 10 vjet më vonë nga ish-modelja amerikane, daljes në media edhe të paktit heshtjes (kundrejt pagesës 375 mijë dollarë) të firmosur nga të dyja palët, si dhe përgjigjes së avokatit të futbollistit se ndoshta dokumentacioni mbi të cilin ka në pronësi akuza edhe mund të jetë falsifikuar, avokatja e 34-vjeçares ka bërë hapin e radhës.

Sërish sipas asaj që raporton e përditshmja portugeze, “Correio de Manha”, Lesli Stovall, avokatja e Katrin Majorgës, dje ka bërë lëvizjen e radhës, duke ia dërguar dokumentacionin që akuza ka, prokurorisë portugeze, por jo vetëm kaq…

Ajo me anë të një “e-maili” e ka shpërndarë dosjen e akuzës edhe në 17 shtete të tjera. Gazeta, që po heton më thellë se kushdo tjetër këtë çështje, referon se dërgimi i këtij “e-mail”- i në 18 prokurori dhe zyra policore në 18 shtete të ndryshme është një hap me anë të së cilit kërkohet të përgënjeshtrohet përgjigjja e avokatit të Kristiano Ronaldos, Piter S. Kristiansen, i cili theksoi se ndoshta letrat që ka nxjerrë akuza dhe revista gjermane “Der Spiegel” edhe mund të jenë falsifikuar, ndonëse ky informacion mund të gjendet edhe në dosjet e skandalit “Football Leaks”.

Për më shumë, avokatja e Majorgës pret ndoshta edhe një përgjigje nga prokuroritë e ndryshme, sidomos ajo portugeze, për të krahasuar mbi ligje të ndryshme që ndajnë shtete të ndryshme dhe për të punuar mbi një strategji të mundshme për të futur në “kafaz” Kristiano Ronaldon, sidomos duke u bazuar mbi të gjitha në ligjet portugeze, vendlindja e sulmuesit të Juventusit. Shkurt, kjo betejë nervash në distancë nuk duket se do të përfundojë kurrë, derisa të vendoset nëse çështja do të hapet zyrtarisht ose jo në shtetin e Las Vegasit.

Related posts

Një tjetër armik për Maradonën, çfarë ka bërë Sampaoli?

Sadik.Autor

Shmanget tragjedia, zjarr në stadium pas kualifikimit të Prishtinës (VIDEO)

Isa.Autor

Brazili kërkon hetime për golin e Zvicrës/ Zbuloni tri pyetjet publike për FIFA-n

Sadik.Autor

Leave a Comment