Futboll Sport

KROACI-SPANJË/ Zbulohet prapaskena, goli i Sarabia-s erdhi për faj të këpucëve të Rebic (VIDEO)

Kroaci-Spanjë kanë zhvilluar një ndeshje të çmendur në Europian.

Në fund, kanë qenë spanjollët që kanë siguruar kualifikimin në kohën shtesë, megjithatë gjërat mund të kishin shkuar ndryshe, veçanërisht në fillimin e ndeshjes…

Pas golit të avantazhit fillestar të kroatëve, që ka ardhur për shkak të një gafe të portierit Unai Simon, Spanja ka gjetur barazimin me Sarabia-n.

Një gol që, sipas pjesës më të madhe, duket se ka ardhur për faj të Ante Rebic. Kjo për shkak se Kroacia ka mbrojtur me një lojtar më pak në aksionin që ka çuar te goli i Spanjës.

Sulmuesi i Milan-it ka dalë nga fusha dhe, siç ka bërë të ditur Marca, ka lënë ekipin në inferioritet numerik në aksionin që ka çuar te barazimi 1-1. Lojtari e ka lënë fushën për të ndërruar këpucët dhe është vonuar.

Një gjest, ai i Rebic që ka zemëruar Modric dhe trajnerin Dalic, që kanë shpërthyer ndaj tij. Mediat kroate kanë folur për një Modric “të tërbuar” me shokun e skuadrës për atë që ka qenë më pas një moment vendimtar i ndeshjes.

VIDEO

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Toronto nuk ka “të ngopur” me Napolin, pas Insignes kërkohet dhe…

Delo.autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Uells-Zvicër në “Baku Olympic”. Rezultati 1-1

Delo.autor

KRISJE TOTALE ME MANCHESTER UNITED/ Ja ku pritet të luajë Cristiano Ronaldo sezonin e ardhshëm

F.autor

Leave a Comment