Sport Të tjera

E fundit/ Spanja e pëson prej Kosovës

Spanja ka humbur të drejtën e organizimit të kompeticionit të Peshëngritjes për shkak të qëndrimit të saj politik rreth Kosovës. Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi, THomas Bach, kryetari i Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), foli kundër sportistëve që ndalohen të konkurrojnë nga politikanët.

Në deklaratën e tij, asi theksoi që nëse nuk gjendet një zgjidhje diplomatike për situata të tilla, atëherë Lëvizja Olimpike “do të tregojë dhëmbët në forma të tjera”. Nuk ka vonuar reagimi i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF), e cila ka lëvizur me shpejtësi duke  i hequr të drejtën Spanjës, për organizimin e kampionatit evropian për moshat nën 23. Eventi ishte parashikuar të zhvillohej në veri të gadishullit iberik, në La Coruna, por tashmë Federata ia ka besuar Polonisë këtë kompeticion.

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh Kosovën, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008-të. Shkak për mos njohjen e saj është bërë çështja që shteti iberik ka veçanërisht me Katalunjën, e cila gjithashtu kërkon pavarësinë. Kosova si anëtare e EwF, u bë pjesë gjithashtu e IOC në vitin 2014-të.

Bordi Ekzekutiv i EWF ka kërkuar garanci nga Spanja që ekipit të Kosovës t’u jepej viza, por siç duket këta të fundit nuk kanë rënë dakord, për këtë u është hequr e drejta e organizimit të eventit.

Në ditët në vijim Federata e Peshëngritjes së Polonisë, do të bëjë të ditur edhe emrin e qytetit ku do të mbahet gara. Në një deklaratë për shtyp kreu i Federatës tha “ Ne duam që Kosova të vijë, janë të mirëpritur”.

Kampionati i  moshave nën 23-vjeç do të nisë më 24 tetor dhe do të përfundojë më 31 tetor të këtij viti.

Related posts

“SHORT FERRI” PËR INTERIN/ Rrjetet SOCIALE shpërthejnë në IRONI ndaj ZIKALTËRVE (FOTO)

Isa.Autor

EVERTON-MANCHESTER UNITED/ Richarlison shtang “Djajtë e Kuq” me një gjest atletik, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Lucas Vazquez denoncon komplotin kundër Real Madridit

Sadik.Autor

Leave a Comment