Futboll Premier League Sport

Scholes tregon SEKRETIN: Ja pse POGBA nuk po tregon të njëjtën formë si tek JUVE

Legjenda e Manchester United Paul Scholes beson se Paul Pogba po vuan pasi asnjë nuk po arrin ta kontrollojë ashtu si te Juventus. Francezi u bë blerja më e shtrenjtë në botë kur u rikthye në Old Trafford më 2016. Gjithsesi, Pogba nuk ka arritur të tregojë të njëjtën formë si tek Juventus në Premier League.

“Ai bën disa prej gjërave më të bukura në lojë, një pasim të madh apo driblim, një prekje të bukur ose driblim,” shprehet Scholes, i cili ka luajtur mbi 700 ndeshje tek United, për ESPN.

“Më pas, pesë minuta më vonë, ai bën një nga gjërat më të këqija sikur truri i tij fiket, gjithçka vërtitet rreth tij sepse ai sapo i tregoi të gjithëve se sa i mirë që është.

“Kjo e bën të lehtë për të luajtur kundër tij pasi e di që ai moment do të vijë.

“Ndaj Wolves, ai tregoi aftësitë e tij me pasimin e golit për Fred por vetëm pesë minuta më vonë humbi topin në mesfushë dhe United pësoi gol. Ky është Pogba.

“Këto gjëra nuk i shihnim kurrë tek Juve, por Pogba ishte një peshk më i vogël aty. Pogba ishte pjesë e një ekipi të madh por ai ka ardhur tek United dhe nuk ka asnjë që ta kontrollojë si tek Juventus.”

Related posts

EURO 2024/ Ndryshon orari i ndeshjes Moldavi – Shqipëri

F.autor

LUKAKU U TRANSFERUA TEK INTER/ E’to ka një mesazh për yllin Belg : Tek Inter do të gjesh një…

Delo.autor

TIRANA-PARTIZANI/ Barazim pa gola, spektakli i vërtetë ndodh në tribunë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment