Futboll Seria A Sport

SKANDALOZE/ Dalin përgjimet e drejtuesve të Juventus, pas vrasjes së ish-ultrasit

Emisioni “Report”, i cili pritet të transmetohet ditën e hënë, në orën 21:15, në “RAI 3”, do t’i dedikohet Juventusit dhe skandalit të biletave që përfshiu klubin bardhezi në vitin 2016. Në një video të parë që ka qarkulluar në “Facebook”, e cila paraprin atë që do të shfaqet në “Report”, janë bërë publike dy minuta regjistrime, të cilat përfshijnë bisedat mes Alessandro D’Angelo, menaxheri i sigurisë së Juventusit, që telefonon ish-drejtorin e shitjeve, Francesco Calvo dhe më pas Leonardo Bonucci.

Në bazën e këtyre regjistrimeve kryefjala e bisedës është vetëvrasja e Raffaello Bucci-t, ish-kapo ultras i Juves, më pas bashkëpunëtor i klubit bardhezi si dhe punonjës i shërbimeve sekrete italiane, i cili mendohet se u hodh nga një urë më 7 korrik të vitit 2016. Në përgjime dëgjohet D’Angelo o në lot, i cili te Calvo thotë: “E vranë. Nuk e kuptoj arsyen pse u vra, nuk duhej të kishte frikë nga ne. Ishte i terrorizuar dje, sepse kishte deponuar te gjykatësit. Dukej sikur do ta vrisnin nga çasti në çast”, shprehej D’Angelo. Ndërsa Calvo i përgjigjet: “Nuk duhej të kishte frikë. Dhe të mendosh që e sollëm ne te Juventusi”.

Sa për kronikë, Calvo në atë periudhë punonte për Barcelonën, pasi si rrjedhojë e hetimit për biletat, i ashtuquajtur “Alto Piemonte” u dënua me 1 vit pezullim. Më pas, D’Angelo telefonon edhe Bonuccin, i cili nuk ishte në dijeni të lajmit, por duket që e njihte mirë ish-kapo ultrasin. Në këtë hetim bën pjesë edhe Giuseppe Marota, i akuzuar se i ka dhuruar bileta djalit të një prej bosëve të “Ndragheta”, grupimi mafioz që përflitet se ka pasur dorë në shpërndarjen dhe shitjen e biletave të Juves.

Related posts

STATISTIKAT/ Juventus-Inter: E premtja është dita e bardhezinjve, ZIKALTRIT NË HALL

Isa.Autor

Vendos goli i Lingard, Anglia “pushton” Holandën…

Sadik.Autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN KROAT / I papërmbajtshëm, sulmuesi Sahiti shkund rrjetën e Dinamo Zagrebit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment