Futboll Seria A Sport

INTERI GJEN TALENTIN E SË ARDHMES/ Ka cilësitë e holandezëve Seedorf e Sneijder

Rinovimi i kapiten Icardi. Parametra zero të nivelit të lartë si Godin. Por edhe të rinjtë. Inter i së ardhmes mendon ndërtojë një skuadër të lartësinë e Champions, madje nis të shohë edhe më larg. Ja pse në listën e shpenzimeve të administratorit të ri të deleguar për çështjet sportive, Beppe Marotta ndodhen emrat e shumë të rinjve. I fundit në rend është ai i Hamed Junior Traorè, mesfushorit nga Bregu i Fildishtë që luan tek Empoli, një prej zbulimeve të këtij sezoni në Serie A.

Do të mbushë 19 vjeç më datë 16 shkurt, ka një vëlla dy vite më të vogël, Amad Diallo, që luan te Atalanta, ndonëse nuk ka debutuar ende në Seria A, dhe mbi të gjitha ka shumë tifozë dhe simpatizantë. Mes të cilëve edhe vetë klubin zikaltër, që sikurse zbulohet nga vetë presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, është një prej skuadrave që ka kërkuar informacion mbi Hamed, i mbërritur në Itali në moshën 14-vjeçare, i zbuluar nga toskanët në provincën e Reggio Emilia dhe sot ka një vlerë prej rreth 10-15 milionë.

Ishte Napoli klubi i Seria A që dukej më pranë futbollistit afrikan, sidomos në rast të largimit të njërit mes Rog e Diawara, në janar, por Inter është tashmë një hap më pranë. Për Iachini, që e ka promovuar, Traorè mund të krahasohet me Seedorf, ndërsa për të tjerë është më i ngjashëm me Sneijder. E sigurtë, numri 8  i toskanëve, me 16 ndeshje të luajtura në Seria A dhe 953 minuta në fushë me vetëm 3 ndeshje si zëvendësues, është një futbollist shumë interesant, sikurse u dëshmua pikërisht kundër Inter, më datë 29 dhjetor, në ndeshjen e fundit të fazës së parë. Ka vrapim, një këmbë fantastike dhe personalitet.

Related posts

“I LUMTUR ME ATË QË TREGOI SKUADRA”/ Cungu pas barazimit me Bylisin: Nuk është hera e parë që këtu…

Delo.autor

LIVE/ Luftëtari-Laçi: Ka startuar takimi në Gjirokastër, kurbinasit menjëherë në sulm

Isa.Autor

“LAMTUMIRA E CONTES NA BEFASOI TË GJITHËVE”/ Mbrojtësi Skriniar: Dua të qëndroj tek Inter-i dhe të…

Delo.autor

Leave a Comment