Basketball Sport

VJEN FITORJA E PARË PËR LEBRON JAMES/ Curry shënon 51 pikë ndaj Warriors / VIDEO

Një fitore që vjen gjithashtu edhe me një “rekord”, pasi ishin plot 7 lojtarë të Lakers që regjistruan shifra të dyfishta sa u përket pikëve. Lance Stephenson me 23, JaVale McGee me 20, si dhe Kyle Kuzma me 17 ishin më kryesorët pas James.

Por njeriu i ditës ishte pa diskutim Stephen Curry, i cili shënoi 11 trepikësha duke kurorëzuar me 51 pikë fitoren spektakolare të Golden State Warriors, 144-122 kundër Washington Wizards. Curry u ngjit kështu në vendin e pestë të shënuesve të të gjitha kohërave sa u përket 3-pikëshave, ndërkohë që realizoi edhe 8 topa në tabelë dhe 7 asist.

Në ndeshjet e tjera, Toronto siguroi fitoren e pestë pasi mposhti 112-105 Minnesota Timberwolves; ndërsa Utah Jazz mposhti 100-89 Houston Rockets, që përveç mungesës së Chris Paul, humbi edhe shërbimet e James Harden për shkak dëmtimi.

Related posts

FORMULA 1/ Flet ish-pronari i makinës “Jordan”: Ata do të shkojnë që të dy te Ferrari

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Një rast pozitiv me covid-19, anulohet ndeshja në Spanjë

Delo.autor

PSG, ofertë rinovimi për Rabiot: Përgjigja brenda javës

Sadik.Autor

Leave a Comment