Futboll Sport

PROCHETTINO E KA VENDOSUR/ Çfarë pritet të ndodhë me Armando Brojën…

E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë në pikëpyetje, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që ende nuk e di nëse do të largohet apo jo nga Chelsea.

Por kjo nuk e ka penguar që ai të stërvitet normalisht, duke lënë pas plotësisht dëmtimin e pësuar në fundit e vitit të kaluar, teksa e detyroi të kryente një operacion dhe rikuperimi të zgjaste më shumë se 6 muaj.

Siç bëjnë me dije mediat pranë klubit nga Londra, duket se trajneri Pochettino ka ndërmarrë një vendim të rëndësishëm mbi merkaton e verës. Flitet se tekniku argjentinas nuk do të afrojë më asnjë sulmues te Chelsea këtë verë, duke i besuar Nikolas Jakson dhe Armando Brojës.

Gjithashtu “Blutë” do të kenë dhe shërbimet e Christofer Nkunku që mund të luajë edhe në qendër të sulmit, ndërsa sa i përket Lukakut, ai e ka treguar prej kohësh që do të largohet nga Chelsea, pasi nuk është parë as në stërvitje.

Blutë e Londrës do të zhvillojnë miqësoren e parë më 19 korrik dhe Broja po pret momentin e tij për t’i treguar trajnerit të ri se e meriton të jetë në formacion.

Related posts

E BUJSHME/ Stop Dekretit të Rritjes në Serinë A? Më shumë goditet… Inter

Delo.autor

Neymar: Me mua në fushë Brazili nuk do të mposhtej nga Gjermania

Sadik.Autor

Chelsea 1:1 West Ham, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

Leave a Comment