Futboll Sport

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Legjenda e portës largohet pas 15 viteve nga kombëtarja e…

Portieri i CSKA Moscow Igor Akinfeev, kapiteni i Rusisë në Kupën e Botës, ka shpallur ditën e hënë se do të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar pas 11 viteve. Akinfeev, 32 vjeç, ka thënë se pas 15 viteve me ekipin kombëtar, ka vendosur t’i hapë rrugë kolegëve më të rinj dhe të fokusohet te detyrat me klubin.

“Çdo histori a një fillim dhe një fund. Kështu që historisë sime me ekipin kombëtar i ka ardhur fundi i pashmangshëm,” shprehet ai gjatë një deklarate nëpërmjet faqes zyrtare të CSKA.

“Ka qenë një nder i madh të jem kapiteni i Rusisë në Kupën e Botës. As në ëndrrat e mia nuk mendoja se do të ndodhte. Por ka ndodhur, dhe mbase ka qenë kulmi i karrierës time.

“Largohem me një ndërgjegje të pastër. Një brez i ri dhe premtues është shfaqur në Rusi. Duhet të besojmë te të rinjtë dhe t’i mbështesim.”

Related posts

FIRMOSI KONTRATËN “FARAONIKE”/ Presidenti i Torontos tregon prapaskenat: Ja si e gjeta Insigne

Delo.autor

Luciano Spalletti: Te Interi lejova gjëra që nuk duhet të ndodhnin, tani jemi skuadër tjetër

Sadik.Autor

“MË MIRË PA TIFOZË, SE PA FUTBOLL”/ Messi nuk pret më: Dua të kthehem në fushë

Delo.autor

Leave a Comment