Futboll Sport

“SHPËRTHEN” BRAÇE/ Partizani “Nderi i Kombit”, tre idiotë në stadium…

Deputeti socialist, Erjon Braçe njihet për afeksionin që ka me Partizanin. Ai është një nga personat që ka reaguar për sa i përket banderolës së shfaqur gjatë ndeshjes që të kuqtë po luanin me Skëndërbeun. Braçe e quan të gabuar lidhjen mes parrullës dhe tifozëve të Partizanit. Më poshtë reagimi i plotë:

Banderola-470x300

“PARTIZANI NE MOTE “NDERI I KOMBIT”!
JU GJITHNJE E ME SHUME “LLUMI I KOMBIT”!

PARTIZANI, TIFOZERIA E ORGANIZUAR E TIJ-GUERRILS,
ASNJE LIDHJE ME URREJTJEN DHE RRACIZMIN!

TEK PARTIZANI KANE LUAJTUR,
JANE PERKRAHUR E DURTROKITUR,
LOJTARE ME NGJYRE NGA AFRIKA NE BRAZIL,
LOJTARE NGA SERBIA E GJETKE;
KURRE NUK KANE NDJERE AS NDJENJEN ME TE LEHTE TE PERBUZJES, JO ME URREJTJE PER SHKAK TE ORIGJINES, SHTETESISE APO NGJYRES!

PYETINI!

Nuk kam folur deri tani per ngjarjen kriminale gjate se ciles,
nje shtetas shqiptar, i armatosur,
ka hapur zjarr ne nje sulm te paramenduar
kunder punonjesve te Policise se Shtetit ne
Bularat te Gjirokastres, me synim jeten e tyre!

Reagimi i forcave speciale te Policise se Shtetit-RENEA,
edhe ato te gjendura nen sulmin kriminal te te njejtit shtetas,
ka qene ligjor dhe i njejte ne raste te ngjashme ku
jane perfshire te tjere shtetas shqiptare e jo vetem.

Zgjodha te mos flase,
per te respektuar humbjen ne familjen e ketij shtetasi,
per te respektuar organet ligjzbatuese e te drejtesise
ne punen e tyre dhe,
per te qendruar si deputet larg nga kjo ceshtje kriminale
qe po politizohet ne nje tjeter menyre kriminale.

Por sot,
kur e gjithe vemendja e nje grushti politikanesh,
ne politiken aktive apo ne zgeqe te tjera te neveritshme ku behet politika me e ndyre e ketij vendi,
ajo ku ky vend tradhetohet lehtesisht per nevoja politike dhe korruptive,
iku nga sulmi kriminal i armatosur per tu marre me nje “parrulle”,
dua te them dy-tre gjera;

E para,
sulmi kriminal me synim te qarte jeten e punonjesve te
Policise se Shtetit ne Bularat te Gjirokastres,
duhet te hetohet ligjerisht, shpejt dhe ne menyre transparente,
gjithperfshirese nga organet e drejtesise se ketij vendi;
Politika ti rrije larg ketyre hetimeve dhe te prese e pranoje, respektoje vendimin e ketyre organeve te drejtesise.

E dyta,
parrulla ne ndeshjen Partizani-Skenderbeu,
eshte nje ceshtje banale, e izoluar dhe teresisht pa lidhje me sulmin kriminal me synim jeten e punonjesve te
Policise se Shtetit ne Bularat te Gjirokastres.

PARRULA NUK E MBULON DOT SULMIN E ARMATOSUR MBI POLICINE NE BULARAT TE GJIROKASTRES.

Parulla nuk ka qene kurre e klubit te futbollit Partizani,
nuk ka qene kurre e tifozerise se organizuar prane ekipit te futbollit Partizani-Ultras Guerrils,
nuk ka qene kurre e tifozerise se madhe te Partizanit.

Klubi i Futbollit Partizani eshte distancuar qarte e prere nga ajo parrulle prej mengjesit te sotem ne faqen zyrtare te tij;
Tifozet e organizuar prane ekipit te futbollit Partizani-
Ultras Guerrils jane distancuar qarte e prere nga ajo parrulle
prej mengjesit te sotem.

Te gjithe,
pa pritur te zgjohen e te bejne “heroin”
vetem pasdite politikanet e ketij vendi,
pa pritur te zgjohet e te bej “edukatorin”
vetem ne darke,
presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit-nje tjeter lloj politikani ky.

NE MENYRE TE QARTE;
GJITHKUSH NGA NE QE
MBESHTESIM E JETOJME ME PARTIZANIN,
NUK KEMI ASNJE LIDHJE ME ATE PARRULLE,
POR MBI TE GJITHA ME URREJTJEN DHE RACIZMIN!
PARTIZANI KURREN E KURRES!

Tek Partizani e per Partizanin,
kane luajtur lojtare me ngjyre-nga Afrika deri ne Brazil,
pertej tyre kane luajtur serbe e te tjere dhe,
kurre nuk kane ndjere qofte edhe ndjenjen me te lehte te perbuzjes per shkak te rraces, origjines, shtetesise apo ngjyres.

KUUUUUURRRRRE!
Madje edhe kur kane luajtur per kundershtare ne te njejten fushe futbolli.

KETO JANE VLERAT NJEREZORE E KULTURORE TE PARTIZANIT, NDAJ PARTIZANI ESHTE “NDERI I KOMBIT”!

Tre idiote ne stadium, krejtesisht jashte klubit dhe,
krejtesisht jashte tifozerise se organizuar te Partizanit,
nuk mund te njollosin Partizanin. Kurre!

Por tre idiote ne stadium,
na mundesuan edhe nje here te provojme se
cfare injorantesh drejtojne Federaten Shqiptare te Futbollit!

Kete here,
te perfshire e keqperdorur ne politiken e ndyre te shitjes se shqiptareve dhe interesave te ketij vendi,
e bere shpesh ne fushen e lojes per interesa banale e korruptive!

Ndaj,
Partizani do mbetet ne mote ‘Nderi i Kombit’,
ata gjithnje e me shume ‘Llumi i Kombit’”.

Related posts

(VIDEO) Barazon skuadra e Dortmundit, shënon Kagawa

Q.Autor

E konfirmojnë mediat spanjolle, Ancelotti shumë pranë gjigantit të Seria A

Sadik.Autor

TRIUMFOJNË ME “POKER”/ Fitore bindëse për Real Madrid, treshja anti-Inter funksionon

Delo.autor

Leave a Comment