Futboll Sport

E PABESUESHME/ FIFA sulmohet nga “hacker”, vidhen të dhëna shumë të rëndësishme

Faqja zyrtare e FIFA-s është sulmuar sërish nga hacker, ku janë vjedhur disa të dhëna shumë të rëndësishme.

Sulmi i parë ndodhi në mars, por që ky i tanishmi nuk mendohet të jetë në lidhje me Rusinë, që u akuzua për anti-dopning.

Sipas “New York Times”, të dhënat rreth shkeljes do të publikohen të premten pasi ato do të merren nga faqja e internetit të ‘Football Leaks’.

Nuk dihet saktësisht se çfarë informacioni është vjedhur në këtë fazë.

Në raport thuhet se zyrtarët e UEFA-s u vunë në shënjestër për detajet e identifikimit, por gjurmët e hakerëve mbeten ende të paqarta.

“FIFA dënon çdo përpjekje për të komprometuar konfidencialitetin, integritetin dhe disponueshmërinë e të dhënave në çdo organizatë duke përdorur praktika të paligjshme”, thuhet në reagimin e faqes zyrtare të FIFA-s.

Ndërkohë, presidenti i FIFA, Gianni Infantino, e pranoi pafajësinë e tij dhe pretendoi se e kryente rolin e tij me ndershmëri dhe ndau idetë dhe diskutimet me njerëz të shumtë.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Verstappen: Mercedes po fshihet, mbetet ende makina më e mirë

Delo.autor

U INFEKTUA ME COVID-19/ Kurohej në Turqi, Kukësi merr lajmin e fundit për trajnerin Gega

Delo.autor

Sekreti i formës së mirë të Sane: Luaj si Messi

Q.Autor

Leave a Comment