Futboll Futboll

“10 YEARS CHALLENGE”/ Ja si kanë ndryshuar në 10 vite futbollistët. Nga Ronaldo deri te.. (FOTO)

Një nismë, nëse mund ta quajmë kështu, është bërë shumë “virale” në ditët e fundit. Sidomos në rrjetet sociale, Facebook dhe Instagram, kanë plasur krahasimet e secilit në dy kohë: para dhjetë vitesh dhe tani. Kjo, e fokusar përmes fotosh.

Një “sfidë 10-vjeçare”, se cilës shumë nuk i kanë rezistuar. “# 10YearChallenge” po e rrit shpejtësinë edhe në Instagram e Twitter, me mijëra njerëz të përfshirë, mes tyre edhe persona të famshëm e publikë.

Konsiderohet si “sfida e plakjes”, edhe pse në foto, personazhe të ndryshme duken sot më të rinj se para 10 vitesh. Natyrisht, koha sfidohet në këtë rast nga evolucioni estetik i gjithfarshëm. Pjesëmarrësit thjesht vendosin dy foto, zakonisht krah për krah, të cilat kanë diferencë kohore të paktën dhjetë vite.

Ne po ndalemi te futbollistët, te disa prej tyre, që kanë ndryshuar rrënjësisht pamjen e jashtme të fytyrës, sa gati për të mos i njohur në versionin e para një dekade. Sot duken më “të lëmuar”, më të tonifikuar, pa njolla e rrudha në fytyrë.

A iu janë nënshtruar të tërë ndërhyrjeve estetike, sikurse është konfirmuar për Cristiano Ronaldon, fjala vjen? Përgjigjen mund ta japë secili prej jush, duke lexuar këtë shkrim dhe parë krahasimin përmes fotove të mëposhtme të të njëjtit futbollist.

Sami KhediraRomelu Lukaku

Radja Nainggolan

Radamel Falcao

Paul Pogba

Neymar Jr

Mesut OzilMarek Hamsik

Marco ReusMarcelo

Lionel Messi

Kun AgueroKevin Prince Boateng

Karim Benzema

Javier Pastore

Ignazio Abate

Gareth Bale

Ezequiel Lavezzi

Emre Can

Eden HazardDries MertensDavid SilvaDaniele De Rossi

Cristiano RonaldoBorja Valero

Borja ValeroBorja ValeroArturo VidalAndrea BarzagliAlexis SanchezAlexis SanchezAaron Ramsey

Related posts

Joao Mario kërkon qëndrimin në Itali, refuzon dhe klubin e njohur nga Premier League

Q.Autor

EURO 2020/ Gjermania realizon në mënyrë qesharake, Goretzka si në bilardo (VIDEO)

Delo.autor

VIDEOARBITRIMI NË AKUZË/ Premier League, gabime nga “VAR”

Delo.autor

Leave a Comment