Futboll Seria A Sport

NJË TAMPON NË DITË PASI U INFEKTUA ME COVID-19/ Ibrahimoviç në garë me kohën për Europën

Kanë kaluar 48 orë që kur Zlatan Ibrahimoviç u diagnostikua me “COVID”. Sulmuesi vijon të jetë i izoluar në një hotel në qendër të Milanos, ku në kushte rrethanore po mundohet të ruajë tonin muskulor.

Teksa është e sigurt mungesa kundër Krotones, 38-vjeçari po lufton me kohën për të tentuar një shërim me nuanca mrekullie për sfidën e Ligës së Europës kundër Rio Aves e programuar për të enjten e 1 tetorit në ora 21:00 (luhet në Portugali).

Sipas “Corriere della Sera”, Ibra do t’i nënshtrohet testit të tamponit për Koronavirus çdo ditë. Kujtojmë se nevojiten dy teste negative në distancë 24 orësh për të marrë certifikatën e shërimit që do t’i hapë dritën e gjelbër rikthimit të suedezit në skuadër.

Në këto kushte do të duhet një test negativ të mërkurën dhe një ritestim negativ të enjten për të parë sulmuesin në fushë ndaj Rio Aves. Në të kundërt, rikthimi i tij mund të përkojë me sfidën kundër Specias më 10 tetor, ose derbin kundër Interit një javë më pas.

Related posts

“TË KESH DIKË TË NJË NIVELI AQ LARTË…”/ Titullari i Manchesterit do Messin tek City: Do ishte ëndërr!

Delo.autor

“E MERITUAM FITOREN NDAJ PARTIZANIT”/ Mesfushori Aleksi: Rritja e besimit dhe ruajtja e grupit na bën që…

Delo.autor

Luajti 13 minuta por nuk e preku fare topi, të gjithë po tallen me blerjen e Chelseas

Q.Autor