Futboll Sport

SKENA LUFTE/ Zbulohet ARSYEJA pse presidenti i PAOKUT hyri me PISTOLETË në fushë

Në 11 marsin e vitit të shkuar, bota e futbollit u shokua pas ngjarjes së ndodhur në Greqi gjatë ndeshjes të PAOK dhe AEK-ut të Athinës, teksa presidenti i skuadrës vendase Ivan Savvidis hyri në fushë me pistoletë.

Sfida u ndërpre dhe lojtarët e AEK-ut u larguan pasi u ndjenë të kërcënuar nga kreu i klubit Savvidis. Në pamje të parë duket si një situatë serioze, por edhe tepër banale. Megjithatë qëllimi i presidentit të klubit të PAOK-ut ka qenë të krijojë trazira për shkak të marrëveshjes për të ndryshuar emrin e Maqedonisë, në Maqedoni të Veriut.

Në ëebsite të ndryshme, në rrjetet sociale bëhej thirrje për të mos votuar referendumin. Sipas “NeëYorktime”, pronari i klubit të futbollit të PAOK-ut, në mënyrë famoze hyri në fushë i armatosur, ku pati edhe shumë protesta. Në qershor zyrtarët amerikanë konkluduan nga interceptimet e komunikimeve se ai i kishte paguar protestuesit.

Një zyrtar i agjencive amerikane arriti lehtësisht të mblidhte të dhëna financiare që vendosnin zotin Savvidis prapa pagesave për qytetarë dhe fansa futbolli për të nisur dhunën kundër referendumit në Maqedoni.

Sipas Projektit të raportimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, një organizatë investigative, zoti Savvidis pagoi oponentët e fushatës për emrin e ri të Maqedonisë të paktën 300 mijë euro. Pra nga sa shohim më lart, biznesmeni grek me origjinë ruse është një miliarder që punon për llogari të qeverisë ruse, ku më parë ka qenë edhe një ish-deputet i partisë së Vladimir Putinit.

Related posts

JUVENTUS-LAZIO/ Kampionët në fuqi kalojnë në avantazh me anë të Pjaniç (VIDEO)

Isa.Autor

PAS 6 MINUTASH LOJË/ Stadiumi pushtohet nga tymi, shkak … zjarret në Amazonë (VIDEO)

Delo.autor

Ish-kampioni i Gjermanisë sulmon Ozil: Nuk është lideri, që dëshiron të jetë

Isa.Autor

Leave a Comment