Futboll Shqipëri Sport

Skënderbeu me hap kampioni/ Korçarët “likujdojnë” Kamzën me pragmatizëm (VIDEO)

Ka përfunduar në Korçë takimi mes Skënderbeut dhe Kamzës. Korçarët aktualisht janë në vendin e parë, pasi Partizani do të zhvillojë në 17:00 takimin me Luftëtarin.

bandicam 2018-10-21 15-54-01-134

Ka qenë një ndeshje me pak raste, por kamzalinjtë kanë qenë më kërkues që pas golit të pësuar nga Oto Xhon në minutën e 12-të. takimin e vulosi vlonjati Bregu me një goditje dënimi në minutënm e 93-të. Për tu shënuar është se Plaku shpërdoroi një penallti duke goditur jashtë kuadratit.

LIVE/ Skënderbeu-Kamza 2-0

Oto Xhon 12′, Bregu 93′

KOMENTI

90+5′ Përfundon takimi.

93′ Bregu shënon një gol spektakolar nga goditja e dënimit dhe replikon me disa tifozë.

90′ Gjyqtari i katërt sinjalizon 5 minta shtesë.

89′ Kërkuese Kamza në fundin e takimit por nuk po arrin të konkretizojë. 

84′ Martinena nuk përfiton nga hutimi i mbrojtes së vendasve dhe nuk arrin te godasë një top në zonë.

82′ Largohet Guezh, në fushë Lulaj.

77′ Çfarë pritje e Teqjas. Plaku me një kthesë provon por gardian korçar është gati. Më pas kundërpërgjigjet përsëri ndaj Martinenas.

Pritja e Teqjas on Vidnews.
75′ Loje e ashpër në mesfushë, por pa raste në portat respektive. Asgjë për tu përmendur në këto minuta. 

71′ Pasim i fortë në qendër nga Zisi, por Plaku i mbuluar nga një mbrojtës korçar nuk arrin të devijojë në rrjetë.

66′ Largohet autori i golit Oto Xhon, në fushë Guindo. 

63′ Plaku gjendet mirë në hyrje të zonës korçare. Ndërkohë që kishte 5 pika pasimi preferoi të gjuante vet dhe topi përfundoi jashtë.

60′ Ka tension në fushë, pas një faulli të shkaktuar nga Teqja ky i fundit reagon ashpër dhe kryesori i tregon të verdhin.

55′ Niko Zisi shfaqet në zonën korçare, por godet shumë keq dhe larg kuadratit.

46′ Largohet Bonani në fushë Martinena

45′ Starton pjesa e dytë, topin e nis Kamza. 

PJESA E DYTË

45+2 Përfundon pjesa e parë.

45+1 Largohet Roloviç, në fushë Fukui.

45′ Gjyqtari i katërt akordon 2 minuta shtesë.

38′ Zisi është i lirë nga e majta, por nuk shërben siç duhet për Roloviç me kokë.

33′ Guezh pason për Bregun pas një kundërsulm, por vlonjati nuk godet mirë.

27′ Muzaka ka shqetësime, zëvendësim i detyruar, në fushë është Demte.

25′ Kundërsulm i mirë i korçarëve, finalizohet me një gjuajtje nga distanca, por jashtë kuadratit.

16′ Kamza humbet mundësinë më të artë. Plaku gjuan jashtë penalltinë.

plaku penalltia e humbur on Vidnews.

16. I verdhë për Radas pasi pengoi Zisin.

15′ Penallti për Kamzën. E fiton Niko Zisi.

momenti penalltise on Vidnews.

12′ GOOL. Oto Xhon shënon për vendasit.

gol OTO XHON on Vidnews.

10′ Bonani ndëshkohet me të verdhë.

9′ Shperthim i mirë i Gripshit nga e djathta, por nuk shërben siç duhet në zonë.

4′ Përplasje mes Radas dhe Plakut, futbollistët kërkojnë ndihmën mjeksore.

1’Nis sfida. Topi i parë shkelmohet nga vendasit.

Formacionet:

Related posts

LUIS ENRIQUE IU PËRGJIGJET AKUZAVE/ Ja përse zgjedh vetëm lojtarë të Realit

Isa.Autor

SHPËTOI NGA BURGU/ Zbulohet shuma STRATOSFERIKE që pagoi RONALDO

Isa.Autor

I FORMUAR NË AKADEMINË E JUVENTUSIT/ Kamza prezanton afrimin e fundit në merkato

Isa.Autor

Leave a Comment