Futboll La Liga Sport

TMERROHEN TIFOZËT/ Trajneri i ri i REALIT: Një madrilen i flakët i MESSIT

Trajneri i ri i përkohshëm i Real Madridit, Santiago Solari, gjithmonë ka qenë i zëshëm në mbështetjen dhe respektimin e Lionel Messit të Barcelonës. Para se ta emërohej trajner i Real Castillas, argjentinasi punoi si kolumnist në një gazetë dhe në njërin prej artikujve të vet e lartësoi talentin e bashkëkombësit të tij.

“Për Messin është e natyrshme të shënojë [gola], njëlloj si stuhitë, vetëtimat, uraganet që janë fenomen atmosferik”, pati shkruar ai.

“Sa herë që Messi e merr topin, toka dridhet, të gjithë heshtin dhe trajnerët rivalë e zhytin kokën midis krahëve dhe i fusin duart në xhepa, sikur një person që sapo e ka parë vetëtimën dhe nuk ka zgjidhje tjetër pos ta presë bubullimën”.

Ai pati folur edhe për dallimin mes Messit dhe Cristiano Ronaldos.“Cristiano është lojtari më i mirë në botë sepse Messi luan sport tjetër,” pati thënë ai. Më 2016, Solari e tha haptazi dëshiron për ta parë Messin në fanellën e Real Madridit.

“Messi ka shënuar një epokë, që fatkeqësisht për ne, është në Barcelonë. Sikur të kishte ndodhur këtu në Real Madrid”, pati thënë ai për ESPN. “Real Madridi i do më të mirët, por fatkeqësisht nuk ka mundur ta ketë Messin, edhe pse kemi lojtarë të mëdhenj”.

Solari do të jetë trajner i Madridit rreth dy javë, derisa klubi ta gjejë zëvendësuesin e Julen Lopeteguit të shkarkuar të hënën në mbrëmje.

Related posts

NUK ËSHTË NË PLANET E SARRIT/ Emre Xhan pranë kalimit në Gjermani, ja ekipi i interesuar

Delo.autor

PAS ZYRTARIZIMIT NË STOLIN E PARTIZANIT/ Flet trajneri Sormani: Avantazhi im është fakti që…

Delo.autor

Kupa e Botës/ Anglia shënon golin e parë ndaj Tunizisë

Sadik.Autor

Leave a Comment