Futboll La Liga Sport

SPECIALE/ “LUFTA” për “Topin e Artë”: Ja pse Greizamnn duhet ta fitoj këtë trofe prestigjoz!

“Topi i Artë” është kulmi i suksesit për çdo futbollit në botë, të pakten nga viti 1956 e deri në ditët e sotëm. Të shumtë kanë qenë yjet të cilët nuk ja kan ndal, përmendim këtu lojtarë si Maldini, Xavi, Iniesta, Gerrard, Schools apo edhe Del Piero e Totti, sikurse ka nga ata që e kanë fituar 1 vit dhe më pas janë fshirë nga memoria sportive si Owen, Paolo Rossi etj.

Në vitet e fundit binomi Messi-Ronaldo kanë shpërfillur çdo kundërshtaër tjetër duke e “privatizuar” këtë trofe. E megjithatë “Kupa e Botës” mesa duket i ka distancuar këtë sezon nga gara këta “përbindësha” të shekullit 21 ku në lojë futen emra të tjerë po kaq prestigjoz. Mes tyre favorit janë Luka Modric, Kilyan Mabppe, Antuane Greizamnn.

3 futbollitë që kanë zhvilluar një sezon fantastik ku 2 prej tyre arritën majën e futbollit botëror me fitimin e Kupës së Botës. Shumë ka nga ta që mendojnë se duhet ta fitojë Modric i cili ka shkëlqer dhe befasuar më Kroacinë duke shkuar deri në Finale të Botërorit. Po ashtu fitoi Championsin me Realin.

Ndërkohë një sezon brilant po zhvillon edhe Mbappe i cili nga ndeshja në ndeshje vendos rekordetë njëpasnjëshme.

Nuk ngelet pas as Greizamnn i cili ka fituar me Atleticion, Europa League duke shënuar 2 gola në finale, fitoi Superkupën e Europës kundër Realit dhe po ashtu u kurorzuar me Botërorin me fanellën e Francën si lider i pasdiskutueshëm.

Do të ishte një rekord më vete nëse një francez nuk do të ishte në garën për “Topin e Artë”, kjo pasi në çdo vit që është zhvilluar Kupa e Botës ka patur të paktën një kandidat nga ekipi që ka fituar titullin më të madh sportiv në botë.

Por, pse duhet ta fitojë Greizmann?

Mar shkas nga precedentët e mëparshëm logjika sportive na çonë në këtë përfundim. Canavaro e fitoi këtë trofe vetëm pse bëri një kampionat botëror të shkëlqyer me Italinë në 2006. Po ashtu edhe Fenomeni Ronaldo në 2002. Momentalisht Greizamnn është lojtari më i suksesshëm në saj të golave të shënuar dhe trofeve të fituar të cilat janë në fund të fundit shumë përcaktues në dhënien e “Topit të Artë”.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

“NUK E KA SHKËLQIMIN E DIKURSHËM”/ Flet Mema për sfidën: Me Skënderbeun është ndeshja…

Delo.autor

I DEL KUNDËR MJEKUT TË BELGJIKËS/ Zidane: Hazard nuk vuan në aspektin psikologjik, por…

Delo.autor

ZBULON TË ARDHMEN PAS FUTBOLLIT/ Ronaldo tregon planet e pensionimit, shpreh dëshirën të bëhet…

Delo.autor

Leave a Comment