Futboll Premier League Sport

STATISTIKAT/ HAZARDI i këtij sezoni, më i mirë se ai i epokës Mourinho

Eden Hazard ka qenë një ndër lojtarët më të mirë në Premier Ligën angleze që kur u transferua aty nga Lille në vitin 2012, por duket se ka arritur një tjetër nivel që kur drejtimin e Chelseat e ka marrë Maurizio Sarri.

Fillimi i këtij sezoni ka qenë i jashtëzakonshëm për Hazard, me belgun që ka shënuar 7 gola në 8 ndeshje kampionati dhe të shtunën do të përballet me Manchester United, ku drejton ish-trajneri i tij Jose Mourinho.

Emërimi i Sarri-t si trajner te Chelsea pritej që të favorizonte sulmuesit e Chelsea-t, pasi dihet ndryshimi i trajnerit të ri me paraardhësit e tij Conte e Mourinho, por me portugezin në stol Hazard ka zhvilluar dy sezonet e tij më të mirë te Chelsea. Gjithsesi, me Sarri-n Hazard është transformuar në një lojtar të aftë të pretendojë Topin e Artë.

Për të vërtetuar këtë, mjafton të shihet statistikat e yllit të Belgjikës, që tregojnë përmirësimin e tij në krahasim me epokën e Mourinhos.

Më shumë gjuajtje, më shumë gola

Elementi më i qartë i ndryshimit të Hazard që kur ka ardhur Sarri është shpeshtësia me të cilën Hazard gjuan drejt portës kundërshtare. Me Mourinho, Hazard kishte mesatarisht 2.1 gjuajtje për 90 minuta, këtë sezon mesatarja është 3.6.

Ka edhe një përmirësim të theksuar të saktësisë në gjuajtje, sepse Hazard po gjen kuadratin në çdo 1.6 gjuajtje, ndërsa rekordin e ka në sezonin 2013/14, me çdo gjuajtje në kuadrat, por numri i gjuajtjeve ishte shumë më i vogël se tani.

Diktim i ritmit të lojës

Hazard është shumë më i pranishëm në zonën kundërshtare dhe po e kërkon shumë më tepër golin, por kjo nuk ka ndikuar negativisht në përgjegjësitë e tij për krijimin e lojës, sepse belgu sërish është më efektiv se kurrë ndonjëherë, me 0.5 asiste për ndeshje, 0.3 më shumë se në kohën me Mourinho.

Edhe në zotërimin e topit Hazard është shumë efektiv, me 72.5 pasime për ndeshje, ndërsa mesataren më të lartë me Mourinho-n e kishte 59.2.

 

Hazard ishte lojtar kyç i Chelsea-t edhe në sezonin e tij më të mirë me Mourinho-n, në 2014/2015, duke tentuar 7.9 driblime për ndeshje dhe duke kompletuar 4.8.

Këtë sezon shifrat (3.4 dhe 3.2) nuk janë aq impresionuese, por Hazard po tregon pjekuri, duke kërkuar opsione alternative. Ai ka një mesatare prej 100.1 prekjesh topi për ndeshje, ndërsa rekordin me Mourinho-n e kishte 82.7.

 

Vrapim me zgjuarsi

Ekziston një koncept i gabuar për skuadrat e Mourinho-s sikur ai pret që lojtarët e tij të vrapojnë pa fund, sidomos mbrojtësit e krahut dhe anësorët ofensivë. Të dhënat tregojnë se Hazard po vrapon më shumë tani, duke mbuluar 10.4 km për ndeshje këtë sezon, ndërsa me Mourinho-n vraponte mesatarisht 10.3 kilometra.

Related posts

LARG PRITSHMËRIVE/ NEYMAR nuk është në nivelin e MBAPPE, ja çfarë duhet të bëj…

Isa.Autor

FUNDI I NJË EPOKE/ Cristiano Ronaldo njofton tërheqjen e tij, ja kur do të ndodhë…

Delo.autor

Pas Batshuayi, një tjetër lojtari i Chelsea shkon drejt Dortmundit…

Sadik.Autor

Leave a Comment