Champions League Futboll Sport

Pallotta i trembet gjobës: Nuk do e bëj edhe nëse do të shkojmë në finale

Pas festës së çmendur pas kualifikimit në gjysmëfinale ndaj Barcelonës, presidenti i Romës, James Pallotta thekson se nuk do të përsëriste festimet e tij nëse do të kalonin në finalen e Champions League.

Pronari amerikan u xhirua duke u hedhur në shatërvan në “Piazza del Popolo” pas fitores 3-0 kundër Barcelonës muajin e kaluar, duke paguar një gjobë prej 450 eurosh.

Pallotta pastaj dhuroi € 230,000 për të rregulluar një shatërvan para pantheonit, por ai nuk do të shkojë në këto festim sonte, pavarësisht nga rezultati.

“Kam ndjenja të mira, le të shohim. Shatërvani është i mbyllur sonte, kam dëgjuar se Koloseu është i mbyllur ...”.-tha Pallotta për gazetarët ndërsa mbërriti në “Hotel de Russie”.

Sfida mes Romës dhe Liverpool është programuar për tu luajtur sot, në orën 20:45.

Related posts

Zbulohet kundërshtari i qershorit, Shqipëri-Ukrainë në tokën helvete

Sadik.Autor

Merr fund dilema/ “Revanshi Alvarez-Golovkin do të zhvillohet në shtator”

Sadik.Autor

FITOI ZEMRAT E TIFOZËVE TË MILANIT/ Pato gati të rikthehet në Serie A si kundërshtar i kuqezinjve

Delo.autor

Leave a Comment