Futboll Shqipëri Sport

Sulmuesi i TEUTËS shpall dëshirat: Nuk më intereson “golashënuesi i kampionatit”, dua EUROPËN

Teutës i nevojiten shumë më tepër pikët. Dhe kontributin më të madh e ka dhënë sulmuesi ganez Latif Amadu. 25-vjeçari u shpall “Lojtari i ndeshje” me Kastriotin duke shënuar dy golat e vetëm të takimit. Por Latif ka arritur sot të realizojë një tjetër arritje: kryeson garën e golashënuesve në kampionatin shqiptar. Për “Supesport”, Amadu qartësoi se nuk luan për trofe individualë, por ta çuar ekipin drejt kupave të Europës.

“Ndihem mirë. Dua të falenderoj skuadrën, tifozët, trajnerin. Pa ata nuk do të arrija dot të shpallesha ‘Njeriu i ndeshjes’. Ky është një sukses i të gjithë skuadrës. Qëllimi im nuk është të bëhem golashënuesi më i mirë. Dua të jap më të mirën ta çojmë ekipin në Europë. Dua t’i shpërblej sa më mirë besimin presidentit dhe skuadrës”, u shpreh për “Supersport” pas fitores së merituar Latif Amadu.

Related posts

RENDITET MES VENDEVE TË PARA/ Fitorja me Kukësin shton entuziazmin “Durrsakëve”, synon…

Delo.autor

Kënaqësi ta shohësh duke luajtur Moussa Dembele

Sadik.Autor

“ÇDO KLUB KA “ADN”-NË E VET”/ Fabio Capello analizon: Juventus ka mentalitet fitues, por Sarri

Delo.autor

Leave a Comment