Futboll Sport

SUPER TALENTET/ Kosova nuk ndalet, edhe dy “përforcime” të shkëlqyera nga…(LISTA)

Një herë e një kohë e bënim ne, por tashmë është Kosova ajo që po mbledh bijtë e saj anembanë Europës, por mbi të gjitha në Zvicër, aty ku shqiptarët nga Kosova janë pa fund.

Përfaqësuesja e drejtuar nga Bernard Challandes po shton radhët nga muaji në muaj dhe mosha e re e skuadrës jep garanci për një të ardhme të ndritur, ndërsa për ndeshjet e radhës është bashkuar me Kosovën edhe Lirim Kastrati, anësori i majtë ofensiv i cili po shkëlqen te Lokomotiva e Zagrebit.

Ndërkaq, në nëntor priten edhe dy përforcime madhore, sepse mbrojtësi Mirlind Kryeziu dhe Shkëlqim Demhasaj do të debutojnë me Kosovën.

Mirlind Kryeziu është 21 vjeç dhe ka qenë pjesë e Zvicrës U17, ndërsa prej sezonit 2016/17 është pjesë e FC Zurich, ku ka luajtur 7 ndeshje kampionati këtë sezon.

Befasues është lajmi se pjesë e Kosovës do të jetë edhe Shkëlqim Demhasaj, sepse sulmuesi i Luzern është duke shkëlqyer në kampionat dhe është pjesë e Zvicrës U21 prej vitit të shkuar.

Ka qenë vetë trajneri Bernard Challandes ai që ka konfirmuar gjithçka, në konferencën e sotme për shtyp: ” Jemi duke kompletuar dokumentacionin për Demhasajn dhe Kryeziun”.

Challandes ka folur edhe për Florent Hadërgjonaj, për të cilin tha: “Ai duhet të jetë i vendosur që të luajë për Kosovën dhe ta konsiderojë të domosdoshme që të luajë për shtetin e vet dhe ta mendojë së rezervë. Disa herë kemi kontaktuar me te dhe asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje të saktë. Prandaj, ai dhe të tjerët që mendojnë të vijnë të luajnë për Kosovën duhet ta thonë qartë dhe me vendosmëri”.

 

Related posts

MË KE SHOK EKIPI/ Momenti kur Umtiti futi në SHERR Costën dhe Griezmann (VIDEO)

Isa.Autor

“Ronaldo është bërë vetë, ndërsa Messi…”/ Ish kapiteni i Realit krahason dy yjet

Delo.autor

SKANDAL/ Presidenti i klubit të Bundesligës dhunohet nga tifozët kundërshtarë

Delo.autor

Leave a Comment