Futboll Shqipëri Sport

SUPERLIGA DUKET PRANË/ Besa e Kavajës jep “leksione” në Kategorinë e Parë

Besa e Kavajës e ka nisur shumë mirë kampionatin në Kategorinë e Parë, ku pas 7 ndeshjeve të luajtura kanë marrë kreun e renditjes me 14 pikë të grumbulluara, 1 më shumë Bylis. Objektivi padyshim është ngjitja në Superligë dhe të paktën deri më tani ekipi është në rrugën e duhur.

Mirëpo ajo që e bën më shumë të besueshëm këtë mision, është fakti se edhe drejtuesit e klubit po tregohen shumë të rregullt me lojtarët, duke i bërë pagesat në kohë, gjithashtu edhe për lojtarët që nuk janë vendas janë krijuar kushte komode.

Ndeshjen e radhës verdhezinjtë do e luajnë përballë Lushnjes, një rivali direkt për t’u ngjitur në Superligë, por që verdhejeshilët ndodhen shumë pas në renditje, duke grumbulluar vetëm 8 pikë. Kujtojmë që ky takim do të luhet të shtunën në orën 14:00.

Related posts

DERBI INTER-JUVENTUS/ Ky është shkaktari i duelit të ri në merkato

Delo.autor

3 GOLA PËR 8 MINUTA/ Sancho vazhdon të mahnitë Gjermaninë (VIDEO)

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ I papërmbajtshëm, Calhanoglu shënon një tjetër SUPER GOL ndaj Bodo (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment