Futboll Premier League Sport

“I ABONUAR ME GAFAT”/ Besiktas humb durimin me KARIUS, merr vendimin DRASTIK

Lorius Karius nuk po sheh një “ditë të bardhë” muajt e fundit në karrierën e tij. Gabimi trashanik në finalen e madhe të Champions League kundër Real Madrid, që i kushtuan Liverpool edhe titullin kampion, nuk është fshirë me kohën, kjo për shkak të gafave të tij të njëpasnjëshme edhe në Turqi.

Në 9 takime të luajtura me Besiktas, 25-vjeçari ka pësuar 14 gola dhe ka arritur të mbyllë vetëm një ndeshje me portën e pa prekur. Shiponjat e zeza kanë humbur durimin… Siç shkruan “Mirror”, Besiktas ka kërkuar anulimin e kontratës së huazimit 2-vjeçar me Liverpool, pas vetëm 3 muajsh.

Gjigandët turk kërkojnë të arrijnë një marrëveshje të “çuditshme” me “të kuqtë” që do të rikthente Kariusin në “Anfield” për të marrë sulmuesin Divock Origi (aktualisht i huazuar te VfL Wolfsburg), me të njëjtat kushte të kontratës.

Belgu nuk ka luajtur asnjë minutë me skuadrën e Jurgen Klopp dhe gjasat janë që ky i fundit të jetë dakord që ta lërë Origi të shkojë në Turqi, por mund të mos jetë aq i gatshëm që të lejojë Kariusin të rikthehet.

Related posts

Manchester City gati të paguajë, klauzolën 45 milion euro për talentin brazilian

Sadik.Autor

Zbllokohet sfida/ Milan – Atalanta: HIGUAIN shënon një gol SPEKTAKOLAR (VIDEO)

Isa.Autor

E PAPRITUR/ KOVAC në “fije të perit”: Ja emrat e mëdhenj për STOLIN e BAYERNIT

Isa.Autor

Leave a Comment