Sport Të tjera

NUK PO ARRIN TË GJEJË SHKËLQIMIN E DIKURSHËM/ Tenisti Federer: Qëndrova më shumë se një vit pushim dhe…

Roger Federer, ish-numri 1 në botë për meshkuj, nuk po arrin të gjejë ritmin dhe shkëlqimin e dikurshëm. Turnetë e fundit kanë qenë problematikë për të, teksa eliminohet shumë shpejt.

Zvicerani është i vetëdijshëm se mosha bën të vetëm (40 vjeç në gusht), ndaj është me këmbë në tokë. “Procesi i rehabilitimit pas 2 operacioneve është i gjatë. Është një sfidë për mua”, tha Federer.

“Ata që kanë kryer operacione të tilla më kuptojnë. E di shumë mirë se gjërat nuk kanë për të qenë më kurrë si më parë dhe ky është shqetësimi më i madh për mua”, tha zvicerani.

“Qëndrova më shumë se një vit pushim dhe në moshën 40-vjeçare nuk është e lehtë të rikuperosh fizikisht”, tha Federer, që përgatitet për grand slam të Wimbledon, që nis të hënën në Londër.

Related posts

VLERËSIMI I CIES/ Kumbulla në “TOP 5”, i lë “targën” Van Dijk dhe Varane

Delo.autor

MERKATO E ÇMENDUR PËR JUVENTUS/ Ja emrat që do Sarri për skemën e formacionit

Delo.autor

Sterling shpjegon festimin e golit ndaj Arsenal

Sadik.Autor

Leave a Comment