Futboll

SUPERSFIDA/ Diego Milito paralajmëron: Ky lojtar mund të shënojë në derbin Inter-Milan

Legjenda e Interit, Diego Milito beson se derbi kundër Milanit do të jetë një lojë e ekuilibruar, dhe shpreson se Lautaro Martinez të bëjë dallimin.

Ish sulmuesi ishte golashënuesi më i mirë i Nerazzurrëve në sezonin e tyre të tripletës, dhe pas pesë sezoneve në San Siro ai e njeh “Derby della Madonnina” më mirë se shumica e lojtarëve.

“Derbi do të jetë një lojë shumë e balancuar”, parashikoi Milito në Corriere dello Sport.

“Ata gjithmonë kanë qenë të tillë, derbiet janë unike, ndeshje të veçanta. Ju i fitoni ato me përqendrim dhe p?rkushtim, më shumë sesa me klasë. Lojërat janë gjithnjë shumë të afërta dhe detajet bëjnë dallimin në rezultat.”

“Një lojtar që shpresoj se mund të jetë vendimtar është Lautaro Martinez. Unë e njoh atë dhe ai është një djalë i madh dhe po ju paralajmëroj që mund të shënojë. Ka lojtarë të mëdhenj në të dyja anët, edhe pse personalisht shpresoj se Milan nuk do të jetë në formë dhe se Interi do të fitojë!”

 

Related posts

MBYLLET KAMPIONATI SPANJOLL/ Këto skuadra luajnë në Champions dhe Europa League

Delo.autor

Fillojnë largimet tek Barcelona, Aleix Vidal mer ‘urdhër’ të largohet

Q.Autor

REKORD I FRIKSHËM/ Ky lojtar në La Liga nuk “pushon” kurrë

Delo.autor

Leave a Comment