Futboll Sport

“SHPËRTHEU SHERRI PAS NDESHJES/ I kafshoi penisin kundërshtarit, lojtari në Francë pezullohet për 5 vjet

Një lojtar amator është pezulluar për pesë vjet nga liga lokale në Francën lindore pasi kishte kafshuar një prej kundërshtarëve të tij nën brez gjatë një përleshjeje pas ndeshjes.

Ngjarja ndodhi pas një ndeshjeje në ligën lokale midis Terville dhe Soetrich, më 17 nëntor. Daily Mail shkruan se dy lojtarët e skuadrave të ndryshme filluan të rrihen dhe atyre iu bashkua një tjetër lojtar nga skuadra e Terville-s në përpjekje për t’i ndarë.

Gjatë përleshjes, lojtari i Soetrich i kafshoi penisin personit që ndërhyri për t’i ndarë. Viktimës iu deshën 10 qepje dhe katër ditë pushim nga puna.

Kështu komiteti disiplinor vendosu të pezullonte lojtarin e Soetrich për pesë vjet. Ndërsa lojtari i dëmtuar i skuadrës së Terville u pezullua për gjashtë muaj.

Ndeshja për të cilën lojtarët u zunë përfundoi në një barazim 1-1, që do t’i jepte Terville-s pikën e parë të sezonit por ata u ndëshkuan me dy pikë penallti dhe gjobë 200 euro për mos përmbushjen e detyrimeve të tyre të sigurisë si mikpritëse dhe për mungesën e reagimit nga zyrtarët e klubit kur shpërtheu sherri.

Related posts

MENDON PËR TË ARDHMEN/ PSG gjen pasuesin e Keylor Navas, “rrëmben” portierin e Premier League…

Delo.autor

NUK U PËRMBAJT PAS BARAZIMIT NDAJ JUVENTUS/ Inzaghi shpjegon motivin e festës së ekzagjeruar

Delo.autor

FRIKA NGA KORONAVIRUSI/ Futbollistët e Marseille bëjnë tamponin e Covid-19, shikoni reagimin e tyre (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment