Futboll Premier League Sport

Surpriza dhe rikthime të bujshme/ “Football Manager” parashikon fituesit e Topit të Artë

Harroni Modric, harroni Mbappe dhe Griezmann. Topi i Artë 2018 do të fitojë Neymar dhe të tjerët duhet ta pranojnë. E thotë një sondazh? Jo, e ka përcaktuar… Football Manager. Loja e famshme elektronike, në fakt, lejon të bëhen simulime me sezone të tëra, madje edhe dhjetëvjeçarë, duke dhuruar disa herë skenare të paparashikueshme. Në këtë rast, duke marrë parasysh se “O Ney” nuk është as mes favoritëve për të fituar, ekziston siguria se parashikimi në lidhje me fituesin e këtij viti nuk është i gjetur.

Por çfarë ndodh me fituesin e çmimit individual më të rëndësishëm në botën e futbollit nëse shkojmë përpara në vite?

2019-2022 – Ndërkohë, janë parashikuar dy kthime të mëdha. Lajme të mira për Juventus-in, sepse sipas simulimit të bërë nga faqja “Squaëka”, Topi i Artë 2019 do të vihesh bardhezi dhe do të fitohet nga Cristiano Ronaldo, i cili do të koleksiononte të gjashtin dhe do të kalonte rivalin e përjetshëm Leo Messi. Fundi i rivalitetit? As që bëhet fjalë, sepse në 2020-ën do të vijë fundi i ciklit të dy alienëve, me fitoren e fundit të argjentinasit. Më pas do të fillojë epoka e re. Lideri? Kylian Mbappe, që në 2021-in do të marrë më në fund çmimin. Për t’ia dorëzuar më pas skeptrin shokut të tij të skuadrës, Neymar, që do të realizojë “dopietën” në 2022-in, gjithmonë sipas lojës.

2023-2027 – Mbappe do të kthehet në majë në 2024-ën dhe 2026-ën, gjithmonë me fanellën e PSG. Në 2005-ën, në moshën 33-vjeçare, do të vijë më në fund një gëzim për Mohamed Salah, që sipas lojës, do ta kalojë gjithë karrierën e tij me fanellën e Liverpool.
Ndërsa, nuk do të ketë asnjë gëzim për fatkeqin Griezmann. Mes këtyre emrave të njohur ka edhe një surprizë. Edicioni 2023, në fakt, do të fitohet nga Jose Vicente, spanjolli i kaluar te Manchester United nga Valencia për 78 milionë sterlina.

Edhe edicioni i fundit i parashikuar, ai i 2027-ës, shkon në Spanjë, por falë Angel Cortes, i cili do ta fitojë me fanellën e Bayern Munich. Dy të rinj premtues që duhen blerë menjëherë? Jo, janë thjesht futbollistë të krijuar nga loja për të zëvendësuar lojtarët e vërtetë që tërhiqen.

Related posts

BARAZIM NË “PAQE”/ Barcelona ndalet në frymën e fundit nga Granada, Alves shkruan historinë

Delo.autor

“NUK ËSHTË SFIDË JETË A VDEKJE”/ Duka në prag të duelit Shqipëri-Çeki: Sonte duhet të festojmë të gjithë së bashku

F.autor

Manchester City përmbys rezultatin, dopietë për Sane (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment