Futboll Seria A Sport

NUK DO TA BESONI/ INTERIN e ka themeluar një SHQIPTAR NGA ÇAMËRIA

Një ditë historike për Interin. U kalua, dje, nga një indonezian në një kinez: nga Erik Tohir (që do shesë 31,5% të kuotave për 150-200 milionë euro) te Stiven Zhang.

Djali i Jindong, pronarit të “Suning”, u emërua presidenti i ri zikaltër: komunikata u përcoll në Asamblenë e ortakëve. Në moshën 26-vjeçare, Stiven është numri një më i ri në moshë i historisë së Interit.

“NJË EPOKË E RE” – Stiven (Khangjang emri kinez), ka lindur më 21 dhjetor të vitit 1991 në Nankin. I diplomuar në ekonomi, përpara se të hynte në biznesin e familjes “Suning” ka punuar si analist. Kreu i ri i besoi faqes zyrtare interiste për deklaratat e para si president: “Ndihem krenar, do udhëheq Interin drejt një epoke të re, do përballemi bashkë me çdo sfidë. Objektivi? Të rindërtojmë Interin mbi baza solide, brena 3-5 vitesh të jemi klubi më modern dhe më fitues në botë. Juventusi. Kemi respekt për ta, por Interi im nuk ndihet inferior ndaj tyre”.

I PARI… SHQIPTAR – Njëqindedhjetë vite histori, njëzet e një presidentë. I pari, për ata që nuk e dinë, quhej Xhiovani Paramithioti. Më saktë, Gjon Paramithioti. Venecian me origjinë shqiptare, ka qenë mes ortakëve themelues të klubit që më 1908-ën mori në zotërim gjysmën e futbollit të Milanos.

Themeluesit dhe drejtuesit e parë të Interit. I pari nga e majta, presidenti, Gjon Paramithoti

Prej tij, në shtatë muajt si president, kujtohet “fama” si… “ters” i skuadrës, pasi prezenca e tij në tribunë sillte humbjen e Interit dhe historia (ose më saktë legjenda) tregon se një herë që u paraqit me mjekër dhe mustaqe të rreme, nuk e njohën, Interi fitoi dhe në fund ai tregoi veten duke larguar “famën” që e përndiqte.

Për titullin e parë tifozët interistë duhet të presin Karlo De Mediçin, presidentin e tretë, të fituar (pas “play-off”-it” me Pro Verçelin) në vitin e parë në krye. Ishte në 1955-ën, megjithatë, që Interi, me Anxhelo Moratin, nisi të përgatisë rrugën që do e ngjiste në majat e futbollit dhe u hapi dyert kampionëve dhe trajnerëve nga e gjithë bota.

Me Helenio Herrerën, “Magjistarin”, fiton 3 tituj, 2 Kupa Kampionesh dhe dy Interkontinentale. Djali i tij, Masimo, ndërton “Interin e madh” në 1995-ën (duke sjellë në skuadër “Fenomenin” Ronaldo mes të tjerësh). Titujt nis t’i fitojë në etapën e dytë, nga 2006-ta, me Murinjon (deri te tripleta historike në 2010-ën). Për tifozët nuk është larguar kurrë. Tani, megjithatë, “fronin” e mban Stiven Zhang.

Related posts

SUPERIORE/ Spikat derbi Partizani-Tirana, mësoni tre ndeshjet e fundit të vitit 2021

Delo.autor

“ZJARR” NË STËRVITJE/ Broja gati për Chelsea-n, “ndez” derbin me Arsenal (VIDEO)

F.autor

“KAM ËNDËRRUAR TË JEM KËTU”/ Blerja e re e Milanit: Ja çfarë pres të më ndodhë kur të hyj në “San Siro”

Delo.autor

Leave a Comment