Bundesliga Futboll Sport

Talenti shqiptar dhuron spektakël në Gjermani, “mbyllë” karrierën e dy futbollistëve të Bayer Leverkusenit

Ai quhet Florant Muslija dhe luan me ekipin e Hanoverit, në Bundesligën gjermane.Për momenti ky futbollist është lojtari më në zë në Gjermani. Kjo sepse fillimisht do të vinte një gol nga brenda zone në debutim me Hanoverin ndaj Frankfurtit, përpara se futbollisti të tregonte pak nga klasi i tij me fanellën e Gjermanisë U-20, në atë fitore ndaj Zvicrës U-20. Një goditje dënimi perfekte pranë zonës, do të ishte realizimi i duhur i Muslijas.

Në ndeshjen ndaj Leverkuzenit, këtë fundjavë Muslija ka shënuar një super gol, i cili ndihmoi skuadrën e tij të merrte një pikë në transfertën e vështirë. “Sportbuzzer” thotë se futbollisti shqiptar ka “mbyllur” edhe dy karriera, atë të Weiser dhe Brandt, futbollistë këta që aktivizohen me Leverkusenin. Driblime, spektakël dhe një mënyrë loje që preferohet aq shumë nga tifozët, Muslija gjithmonë i kalonte këta lojtarë, në atë mënyrë që kundërshtarët e tij nuk e kuptonin se ku.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA FRANCA/ Presidenti i PSG-së kërkon të blejë klubin e Serie A… (FOTO)

Delo.autor

Bayern Munich shfaq interes të madh për yllin sulmues të RB Leipzig, Emil Forsberg

Sadik.Autor

RONALDO PAGUHET MË SHUMË SE 3 EKIPE BASHKË NË SERIA A/ Ja KUSH janë më të paguarit në Itali

Isa.Autor

Leave a Comment