Futboll Seria A Sport

Të dy i quajnë KASAPË/ Ish-lojtari i INTERIT gjen “idhullin”: Dua të kopjoj RAMOSIN

Ai do të mbetet njëri prej lojtarëve më të urryer në mbarë botën. I gatshëm për të lënduar çdo kundërshtar që ka përballë duke koleksionuar kartona të shumtë.

Në Itali, Turqi dhe në atdhe Brazil, Felipe Melo është “zverdhur” dhe “skuqur” në çdo kohë. Por ish-futbollisti i Brazilit në Kupën e Botës 2010 ka deklaruar ditët e fundit se dëshiron të kopjojë kapitenin e Real Madridit dhe Spanjës Sergio Ramos, i cili mban rekorde famëkeqe për numrin e kartonave që ka grumbullar në karrierë, por që nuk ia kanë prishur reputacionin si njëri prej kampionëve më të mëdhenj në rang klubi dhe kombëtareje.

“Doja të isha si Ramosi, që merr vetëm kartona të verdhë dhe në fund është fitues i Champions League-ës dhe Kupës së Botës”, deklaroi futbollisti kontravers.

Megjithatë ai është në rrugë të mbarë në aspektin personal dhe kolektiv, pasi ka grumbulluar që nga fillimi i sezonit 23 kartona dhe është në finalen e Kupës Libertadore.

Related posts

Akuzohet për rrëmbim personi me armë dhe vjedhje, arrestohet mbrojtësi

Q.Autor

Chelsea mbërrin në Itali, fillojnë bisedimet për blerjen e ‘yllit’ të Juventusit

Sadik.Autor

Zidane nxeh El Clasico-n: Përse nuk do ta nderojmë Barçën në Camp Nou

Sadik.Autor

Leave a Comment