Futboll Premier League Sport

PAMJET E FRIKSHME/ Zbulohen DETAJET E REJA nga rrëzimi i helikopterit, në BORD ishte edhe… (VIDEO)

Gazetari sportiv i BBC, Ian Stringer, dhe fotografi Ryan Brown i kanë bërë publike disa nga detajet e incidentit ku u përplasë helikopteri i pronarit të Leicesterit Cityt. Ata kanë treguar për reagimin e stafit, si dhe mënyrën se si ishte rrëzuar helikopteri.

Helikopteri i presidentit të klubit anglez, Vichai Srivaddhanaprabha, ishte përplasur jashtë stadiumit të Leicesterit “King Power Stadium”, disa minuta pas barazimit me West Hamin të shtunën mbrëma. BBC ka raportuar se pronari ishte brenda helikopterit.

“E kam parë stafin teknik, disa lojtarë duke qarë këtu këtë mbrëmje. Zona e pritjes është plotësisht në qetësi, njerëzit janë duke shikuar përreth dhe duke qarë duke mos ditur çfarë të bëjnë apo si ta ngushëllojnë njëri tjetrin”, ka thënë Stringer.

Fotografi Ryan Brown kishte qenë në ndeshje për ta përcjellë atë. Ai ka bërë të ditur se si ishte rrëzuar helikopteri.

“E dëgjova helikopterin përderisa nisej. U ktheva dhe ai e bëri disa zhurma të çuditshme dhe pastaj të gjitha zhurmat ndaluan, helikopteri po sillej dhe kishte dalë jashtë kontrolli. Pastaj dëgjova një zhurmë të madhe dhe pashë zjarr”.

“Shumë njerëz filluan të vrapojnë drejt vendit të ngjarjes. Ashtu bëra dhe unë dhe pasi e mora kthesën, pashë një zjarr të madh. Helikopteri u rrëzua shumë pranë stadiumit. Sapo e kishte kaluar stadiumin dhe ra në parkun industrial aty pranë”.

Related posts

MERKATO/ West Ham këmbëngul për mbrojtësin e Bolognas

Q.Autor

“JETA E DYTË NË FUTBOLL”/ Marchisio: I qëndrova besnik Juves, e kam refuzuar dy herë Milanin!

F.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ish-ndihmësi i Contes nis aventurën e re, firmos me klubin…

Delo.autor

Leave a Comment