Futboll Premier League Sport

“The Sun”: Ja MEGA-OFERTA që pret POGBA për t’u larguar nga Man United. Do firmosi me…

Në Angli janë të sigurtë se Paul Pogba po përgatit largimin e tij nga Manchester United, pasi është bindur se karriera e tij në “Old Trafford” është në ngërç. Francezi ndërkombëtar pret një transferim multimilionësh, sipas “The Sun”, nga PSG, duke dashur ta “riaktivizojë” karrierën e tij larg nga “Djajtë e Kuq”, për shkak të problemeve me Jose Mourinhon.

Kontradiktat mes Pogba dhe Mourinho kanë qenë të shumta. Ato janë bërë edhe publike, pasi videoja e një seance trajnimi e Manchester United u bë virale, në të cilën këto mosmarrëveshje u verifikuan. Mesfushori kampion bote me Francën në “Botërorin 2018” ka vetëm një ide në mendje, t’i braktisë “Djajtë e Kuq”.

Kjo situatë mund të ndryshojë vetëm me ardhjen e një trajneri të ri, në vend të Jose Mourinhos. Emri i bashkatdhetarit të tij, Zinedine Zidane, tingëllon mirë për të, edhe pse vetë “Zizou” e ka siguruar “Mou” se nuk e synon postin e tij.

Pogba e di se klubi katalanas është i gatshëm për ta transferuar në “Camp Nou”, por kjo nuk do të ndodhë para verës së ardhshme, sepse njësia ekonomike blaugrana nuk ka ndërmend të bëjë një operacion të kësaj madhësie në mes të sezonit.

PSG duket më i interesuar t’i bërë ofertë, sipas “The Sun”, sepse kemi të bëjmë me një klub multimilioner, gjithmonë i gatshëm të punësojë yjet e dimensionit Pogba. Është e vërtetë se PSG është duke iu nënshtruar një hetimi nga UEFA për “fair-play financiar”, por udhëheqësit e parizienëve janë të bindur se do ta kapërcejnë këtë pengesë dhe do të mund të vazhdojnë të përforcohen në merkaton e ardhshme.

Pogba, i cili nuk deshi t’i dëgjojë ofertat e PSG në vitin 2016, pasi ishte i prirur të rikthehej te Manchester United për 89 milionë paund, tani do ta mirëpriste bashkimin me shokun i tij në kombëtare, Kylian Mbappe, dhe Neymarin, i cili ka qenë dhe vijon të jetë protagonist i merkatos, falë interesimit të Real Madridit.

 

Related posts

PRITET ZYRTARIZIMI TEK ARSENAL/ Agjenti i Magalhaes: Nuk paguan aq sa donim, por…

Delo.autor

PARTIZANI GJEN MBROJTËS TE VARDARI/ Të kuqtë i ofrojnë 45 mijë euro në

Delo.autor

MERR FUND DOMINIMI/ Dortmundi me hap kampioni, ja pse verdhezinjtë e lënë pas Bajernin

Isa.Autor

Leave a Comment