Champions League Futboll Sport

THUMBA ISH EKIPIT/ Ronaldo provokon KEQ Real Madridin pas humbjes ndaj CSKA-së

Cristiano Ronaldo ka pritur që të përfundojë ndeshja në mes të CSKA’së dhe Real Madridit për të përgëzuar Juventusin për fitoren e tyre sonte 3-0 kundër Viktoria Plzen

Juventus fitojë sonte ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve dhe pothuajse të dyja i ka fituar pa ndihmën e Cristiano Ronaldos.

Në ndeshjen e parë kundër Valencias, Ronaldo u ndëshkua me të kuq për t’i lënë vetëm Bianconeri për më shumë se 60 minuta lojë, ndërkaq sonte ai nuk është paraqitur kundër Young Boys, për shkak të suspendimit.

Të dy këtë ndeshje Juventus i fitoi pa pësuar gol.

Në të paren Miralem Pjanic shënoi dy gola, kurse sonte në të dytën prapë kishte një lojtar që shënoi të tria golat, Paulo Dybala.

Por, Ronaldo e vonoi postimin për urimin e fitores se klubit të tij të tanishëm tek pas ndeshjes se CSKA’së me Real Madridin që u zhvillua në Moskë.

Ronaldo me të përfunduar kjo ndeshje postoi në Tëitter: “Urime djema, për një fitore tjetër të rëndësishme. ForzaJuve”.

Urimi i tij është bërë viral nga fansat e të dyja ekipeve duke thënë se ky ishte një provokim i Ronaldos kundrejt Real Madridit.

 

Related posts

LUFTA PËR TITULL NË DERBIN E MADONINËS PAS 10 VITESH/ Conte: Milan është i inatosur që i morëm vendin e parë

Delo.autor

OFERTË 350 MIJË EURO/ Endri Çekiçi shumë pranë transferimit tek skuadra e Superligës turke…

Delo.autor

Trajneri i SKËNDERBEUT i sinqertë: S’e meritonim fitoren, dy lojtarët tanë na kushtëzuan

Isa.Autor

Leave a Comment