Futboll Seria A Sport

TMERROHEN TIFOZËT E INTERIT/ Spalletti: NAINNGOLAN do të mungoi gjatë, rikthehet në…

Natyrisht i kënaqur dhe i entuziasmuar për një sukses në derbi sërish në sekondat e fundit. Për Luciano Spallettin do të ishte një mëkat nëse Interi nuk do të kishte triumfuar të dielën në mbrëmje ndaj Milanit pasi kuqezinjtë nuk bënë asgjë për të marrë qoftë edhe një pikë në derbi sipas trajnerit të zikaltërve. Spalletti në konferencën për shtyp pas ndeshjes dha edhe lajmin e keq për të gjithë tifozët e Interit duke konfirmuar mungesën e Nainggolan jo vetëm në ndeshjen e mesjavës ndaj Barçës por edhe në sfidat e ardhshme.

Fitorja perfekte? Perfekte do të kishte qenë të kishim shënuar më herët dhe më pas të kishim menaxhuar avantazhin. Por mirë edhe kështu. Ndeshjen e kanë parë të gjithë. Ka fituar skuadra që e meriton, që ka luajtur gjithë ndeshjen në mesfushën e tyre. Ka fituar skuadra që ka luajtur më mirë.Nëse ishit mes atyre që mendonit se Milani luante më mirë, besoj se duhet të ndryshoni mendim. Ka fituar skuadra që ka luajtur më mirë. Është një rrezik, kur bën presion të lartë, pasi mund të pësoni gol në kundërsulm, por që ia arritëm ta menaxhonim edhe atë pjesë në mënyrën më perfektë. Naingolan? Do ta dërgojmë në spital dhe do të shohim si është. Sigurisht nuk do të luajë kundër Barcelonës dhe do të mungojë për një kohë të gjatë”, deklaroi Spalletti.

Related posts

NUK DO TA BESONI/ INTERIN e ka themeluar një SHQIPTAR NGA ÇAMËRIA

Isa.Autor

Të gjithë sytë nesër nga Botërori/ Ja çfarë parashikohet të ndodhë ditën e parë

Sadik.Autor

HARROHET RONALDO/ VINICIUS SHKËLQEU ndaj Juventusit, në Madrid të ekzaltuar

Isa.Autor

Leave a Comment