Futboll Sport

10 VITE PA LEGJENDËN E KUQE/ Klubi i Partizanit përkujton Panajot Panon (VIDEO)

Panajot Pano është një emër i madh i futbollit shqiptar, për të cilin edhe pas vdekjes flitet me superlativa. Një “yll” i Partizanit dhe kombëtares, përkujtohet sot nga klubi i kuq nw 10 vjetorin e ndarje nga jeta.

“Sot mbushet një dekadë që Panajot Pano, një nga figurat më të njohura të futbollit shqiptar dhe Partizanit, ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare në Jacksonville,Florida, SHBA.

Pano i cilësuar si “Legjenda e Futbollit” shqiptar përgjatë karrierës së tij 18- vjeçare si futbollist me performancën e shkëlqyer dhe golat e shënuar ka dhuruar emocione të paharrueshme për publikun shqiptar. Me fanelën e Partizanit Pano në 210 ndeshje të luajtura do të realizonte plot 136 gola duke fituar me të kuqtë 4 Tituj Kampion dhe 5 Kupa, ndërsa me përfaqësuesen e Shqipërisë rregjistron 24 ndeshje duke shënuar edhe 4 gola.

Image

Një karrierë e shoqëruar me shumë lavdi dhe mjaft tituj individual përfshirë:
“Mjeshtër i Merituar i Sportit”
“Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave” akorduar nga FSHF në vitin 2003
“Lojtari i Shekullit” akorduar nga Uefa/Fifa
“Nderi i Kombit” akorduar nga ish presidenti republikës Bamir Topi në vitin 2009
“Simboli Qytetit të Tiranës” titull i akorduar nga kryetari Bashkisë Erion Veliaj në vitin 2017

Image

Figura e Panajot Panos dhe emri i tij mbetet gjithmonë i paharruar në mendjet dhe zemrat, sidomos të tifozerisë së Partizanit, skuadër me të cilën fitoi gjithçka duke shënuar një dominim absolut të asaj periudhe në futbollin shqiptar”.

PANAJOT PANO / 10 VITE PA LEGJENDËN E KUQE

PANAJOT PANO / 10 VITE PA LEGJENDËN E KUQESot mbushet një dekadë që Panajot Pano, një nga figurat më të njohura të futbollit shqiptar dhe Partizanit, ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare në Jacksonville,Florida, SHBA.Pano i cilësuar si “Legjenda e Futbollit” shqiptar përgjatë karrierës së tij 18- vjeçare si futbollist me performancën e shkëlqyer dhe golat e shënuar ka dhuruar emocione të paharrueshme për publikun shqiptar. Me fanelën e Partizanit Pano në 210 ndeshje të luajtura do të realizonte plot 136 gola duke fituar me të kuqtë 4 Tituj Kampion dhe 5 Kupa, ndërsa me përfaqësuesen e Shqipërisë rregjistron 24 ndeshje duke shënuar edhe 4 gola.Një karrierë e shoqëruar me shumë lavdi dhe mjaft tituj individual përfshirë:“Mjeshtër i Merituar i Sportit”“Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave” akorduar nga FSHF në vitin 2003“Lojtari i Shekullit” akorduar nga Uefa/Fifa"Nderi i Kombit" akorduar nga ish presidenti republikës Bamir Topi në vitin 2009“Simboli Qytetit të Tiranës” titull i akorduar nga kryetari Bashkisë Erion Veliaj në vitin 2017Figura e Panajot Panos dhe emri i tij mbetet gjithmonë i paharruar në mendjet dhe zemrat, sidomos të tifozerisë së Partizanit, skuadër me të cilën fitoi gjithçka duke shënuar një dominim absolut të asaj periudhe në futbollin shqiptar.

Gepostet von FK Partizani Albania am Sonntag, 19. Januar 2020

Related posts

E BUJSHME/ Ylli i PSG-së i vetofrohet Juventusit, bardhezinjtë… mendohen

Delo.autor

GJATË PREZANTIMIT TË FANELLËS SË RE/ Ronaldo dhe Mandzukic qeshin me lot (VIDEO)

Delo.autor

SKEDINA E DITËS/ Ja super ndeshjet që do t’iu bëjnë MILIONERË sot në Champions (FOTO)

F.autor

Leave a Comment