Futboll Seria A Sport

TMERROHET ICARDI/ Probleme për Wanda Nara, rrezikon 4 muaj BURG për shkak se…

Katër muaj burg është kërkesa e bërë nga zëvendësprokurori i Gjykatës së Milano-s për bashkëshorten dhe menaxheren e kapitenit të Inter-it, Mauro Icardi. Wanda është hedhur në gjyq nga ish-bashkëshorti i saj, Maxi Lopez, për shpërndarjen në rrjetet sociale të të dhënave personale, duke përfshirë edhe numrin e celularit të ish-burrit. Ngjarja ka ndodhur më 22 qershor të 2015-ës.

Pas përfundimit të martesës dhe një serie akuzash ndaj njëri-tjetrit, bukuroshja argjentinase (sipas akuzës) ka vendosur të publikojë në në rrjetet sociale të dhënat personale të ish-burrit. Një situatë që i krijoi jo pak probleme ish-sulmuesit të Milan-it, i cili ka thënë se situata e krijuar pati pasoja edhe në merkato, duke e bërë të vështirë për sulmuesin që të gjente skuadër.

Ndërkohë, avokati i Nara, Giuseppe di Carlo, ka kërkuar shfajësimin e klientes së tij, sepse “nuk ka asnjë provë përgjegjësie” të gruas. “Nuk ka asnjë provë që ajo të ketë qenë autorja e postimeve në rrjetet sociale dhe as që i ka shkaktuar një dëm lojtarit”, ka thënë Di Carlo.

Vendimi i gjykatës do të jepet më 29 tetor.

Related posts

NUK I DALIN NË LLOGARI 2 MILION EURO/ FSHF paralajmëron probleme për “Arenën Kombëtare”

Isa.Autor

Leroy Sane shënon golin e parë ndaj West Ham (VIDEO)

Sadik.Autor

NGA ITALIA NË GJERMANI/ Ja vendet dhe datat e fazave përgatitore të klubeve të Serie A

Delo.autor

Leave a Comment