Futboll Seria A Sport

TRAJNERI EKSPERT/ Ranieri: Ronaldo si Maradona, futbolli italian ka dalë nga kriza

Juventusi i Claudio Ranieri-t është vetëm një kujtim i largët. Gjithsesi, tifozët bardhezinj nuk e kanë harruar atë dyvjeçar me ulje-ngritje, gjatë të cilit “Zonja” është kthyer të shijojë klimën e Champions League pas Serisë B. Në një intervistë të dhënë për “Rabona, il colpo a sorpresa”, ish-trajneri i Leicester ka folur për tema të ndryshme.

CR7 tek Juventus – “Mendoj se është si transferimi i Maradona-s te Napoli. Futbolli italian ka dalë nga kriza. Juventus ka bërë një goditje të jashtëzakonshme, duke treguar edhe një herë se klubi bardhezi është një hap para të tjerëve”.

Mourinho – “Jose është një personazh i madh, një trajner i madh dhe një person i madh. Por mendoj se polemikat e krijuara mbi deklaratën e tij ‘Zero tituj’ janë harruar tashmë”.

Milan – “Milan nuk më duket aq keq sa thuhet. Gattuso po bën një punë të mirë, i studion mirë ndeshje dhe e di atë që duhet të bëjë, pa u tërhequr asnjëherë mbrapa”.

Leicester – “Fitorja e kampionatit me Leicester është një kujtim i bukur, që e sjell në mendje gjithmonë në momentet më të vështira. Dëshira ime është të kthehet të drejtoj një skuadër, në Itali ose jashtë, për mua nuk ka ndryshim. Por është shumë bukur të punosh në Angli”.

Related posts

PAS NAPOLIT DHE REAL MADRID/ Futet në garë për James Rodriguez klubi gjigant…

Delo.autor

Zyrtare: Milan nënshkruan kontratë afatgjatë me Puma

Q.Autor

MERKATO E VERËS/ Manchester City gati 40 milionë euro për objektivin e Juventus, Inter dhe Milan…

Delo.autor

Leave a Comment