Futboll La Liga Sport

Nga BALAK te PIRLO e KAFU/ Ja blerjet më të BUJSHME me parametra “zero”

Interi i Luçiano Spaletit, pas një fillimsezoni të ndërlikuar, duket se ka hyrë në rrugën e duhur, duke koleksionuar gjashtë fitore radhazi mes kampionatit e Ligës së Kampioneve. Edhe falë, pa dyshim, merkatos verore: kanë shkëlqyer, në fakt, Stefan De Vraj e Kuaduo Azamoah, të transferuar me parametër zero respektivisht nga Lacio e Juventusi. Blerje “me zero”, por cilësore. Ja disa të bujshme.

KAMBIASO – Nuk mund të mos citohet “Chuchu”: u transferua në Milano verën e 2004-ës, pasi përfundoi kontratën me Realin, zhvilloi 10 sezone me Interin, duke fituar plot 15 trofe (5 kampionate, 4 Kupa të Italisë, 4 Superkupa të Italisë, 1 Ligë Kampionesh e 1 Botëror Klubesh).

FIGO – Një vit më pas, verën e 2005-ës, nga Madridi në Milano u transferua Luis Figo. Me zikaltrit, portugezi zhvilloi 4 sezone, duke fituar 4 kampionate, 3 Superkupa të Italisë dhe 1 Kupë të Italisë.

PIRLO – Mes “regjisorëve” më të mirë të historisë, në 2011-ën Milani vendosi të mos i rinovonte kontratën. E “rrëmbeu” Juventusi: 4 tituj, 2 Superkupa të Italisë e 1 Kupë të Italisë në 4 sezone.

KAFU – Verën e 2003-shit, pas 6 sezonesh te Roma, kaloi te Milani: gjatë 5 viteve, braziliani fitoi 1 kampionat, 1 Ligë Kampionesh, 2 Superkupa të Europës, 1 Botëror për Klube dhe 1 Superkupë të Italisë.

LEVANDOVSKI – Dimrin e 2014-ës la Dortmundin për Mynihun, ku vazhdoi të regjistronte shifra të jashtëzakonshme: në sezonin e tij të pestë në Bavari, ndodhet në kuotën 159 gola.

BALAK – Mesfushori gjerman vendosi të largohet nga Bajerni, duke zgjedhur Çelsin: gjatë 4 sezoneve fitoi 1 titull, 1 Superkupë të Anglisë, 1 Kupë të Ligës dhe 3 Kupa FA.

KLOSE – Në 2011-ën, Miroslav Klose vendosi të largohej nga Gjermania për një eksperiencë te Lacio. Edhe 33 vjeç, nuhatja prej bomberi nuk i mungoi: gjatë 5 sezoneve në Romë shënoi plot 63 gola.

Related posts

Formula 1/ Nuk e ka nisur mbarë, por Hamilton betohet për Mercedes

Sadik.Autor

E TRISHTË/ Sapo kishte firmos me skuadrën e re, futbollisti vdes në aksident automobilistik

Delo.autor

NUK NDALEN POLEMIKAT/ Nga gjuha tek pavarësia e Katalonjës; “El Mundo” zbulon klauzola të reja të kontratës së Messit

Delo.autor

Leave a Comment