Futboll Shqipëri Sport

Trajnerin e TIRANËS e kënaq fitorja: Ja pse lashë jashtë këta futbollistë… Karabeci? Është gjithmonë…

Ze Maria ka folur pas fitores 3-2 kundër Kastriotit. Trajneri i Tiranës deklaroi në mikrofonin e Supersport:

“Në këtë moment ishte më e rëndësishmja të fitonim. Sigurisht që vuajtëm pak, por e morëm atë që deshëm. Pavarësisht se cila skuadër është përballë, ne duhet ta fitonim se s’bën këtë ndeshje. Pas takimit në derbi, kjo fitore na rrit optimizmin për të vijuar përpara.

Sot ishin absolutisht zgjedhjet e mia sepse si Toni, si Hoxhallari dhe si Hasani i kanë luajtur pothuajse të gjitha ndeshjet. Ndaj ata futbollistë që nuk kishin minuta në këmbët e tyre, luajtën sot.

Pas disfatës në derbi, situata në skuadër nuk ka qenë e qetë. Kemi biseduar shumë, kam biseduar edhe me futbollistët. Kemi vendosur që të lëmë gjithçka sot dhe nga sot nis një frymë e re. Blazhevski luajti mirë, më pëlqeu veprimi që bëri duke më dedikuar golin.

Për sa i përket Karabecit, ai është gjithmonë kapiteni ynë. Prezenca e tij si kapiten dihet si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Edhe pse nuk ka luajtur 3 ndeshjet e fundit, unë kam biseduar me të. Prezenca e tij është shumë e rëndësishme për skuadrën”, deklaroi ai.

Related posts

Nëse largohet nga Reali/ Këto janë ofertat për klubin e ri të Ronaldos

Sadik.Autor

Të çmendur pas talentit të Serisë A, nis ankandi për sulmuesin “azzurr”

Sadik.Autor

Gjoka: Ishim pranë fitores, por barazimi na kënaq

Sadik.Autor

Leave a Comment