Futboll Shqipëri Sport

I MUNDI LAÇI/ Ilir Daja: Gabuam te rasti i golit, nuk dua alibi nga lojtarët e mi

Ilir Daja, trajneri i Flamurtarit, u shpreh kështu mbas humbjes 1-0 në fushën e Laçit: “Vazhdojmë të vuajmë në sulm, sepse me atë mënyrë loje, për ta nxjerrë topin nga poshtë, kemi edhe spostime të roleve. E nisëm me Allën, pastaj me Sirghu dhe sot me Deliajn. Edhe fusha ndikoi.

Nuk e kam parë në këtë gjendje fushën e Laçit. Duhet të jemi më agresivë, qoftë kur dalim në kundërsulm, qoftë në linjat anësore. Deri në golin e Laçit, kundërshtari nuk është se po bënte ndonjë gjë më shumë. Ishte një lojë e dyluftuar në mesfushë. Në rastin e golit gaboi mbrojtja, e cila humbi përqendrimin në goditjen standarde.

Rasti i dyshimtë për penallti, kur lojtari i Laçit e kapi topin me dorë brenda zonës? Nuk dua të merrem me vendimet e arbitrit. Ka shumë pak lojë efektive. Nuk kam qejf t’iu krijojë alibi lojtarëve të mi. Besoj që kemi gabuar në goditjen standarte. Ky është futbolli, do shohim përpara.

A e ka stofin Flamurtari në qendër të mbrojtjes dhe në sulm, për të rivalizuar titullin? Duke iu referuar ndeshjes së sotme, Deliaj dhe Pollozhani po sakrifikojnë, sepse nuk janë qendërmbrojtës tipikë. Për artsye të dëmtimit të dy qendrave tona, luajtëm kështu. Pollozhani do të na shërbentë më shumë përpara mbrojtjes.

Bushic duhet të ndryshojë pak mënyrën e të luajturit. Do të kërkojmë më shumë thjellësi, qoftë nga Bushic, qoftë nga Alves. Dani Alves e ka marrë tashmë ngarkesën e duhur fizike, ndaj është gati të starojë nga fillimi”.

Related posts

SULM I ASHPËR NDAJ MAURO ICARDIT/ “L’Equipe”: Formë fizike katastrofike

Delo.autor

“GJENI EMRIN”/ Faqja zyrtare e UEFA EURO 2020 publikon stadiumin “Air Albania” (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ “Sky Deutschland”: Futbollisti i Realit do të kryejë vizitat mjekësore tek Bayern…

Delo.autor

Leave a Comment