Futboll Shqipëri Sport

TRE LOJTARË GATI PËR LIKËN/ Vllaznia bën ndryshime ndaj debutuesve të Vorës

Vllaznia ka vuajtur shumë edhe për shkak të dëmtimeve në javët e para të këtij sezoni. Ndaj Shënkollit në transfertë, trajneri Hasan Lika kishte në dispozicon edhe AlsidTafilin, ndërkohë që këtë fundjavë do të jenë gati edhe tre futboillistë.

Antonio Marku në mbrojtie e Gilman Lika në mesfushë janë rikuperuar tashmë dhe nuk është çudi që ta nisin që nga minuta e parë ndaj Vorës. Por, me shumë gjasa, trajneri i shkodranëve mund t’i japë më shumë hapësira edhe nigerianit Eziamaka, i cili ka dhënë shenja pozitive në sfidën debutuese ndaj Erzenit të Shijakut.

Vllaznia barazoi në Shënkoll duke shënuar një hap fals, e megjithatë diferenca është sërish pesë pikë me vendin e dytë që mbahet nga Dinamo. Kuqeblutë u organizuan me vonë këtë sezon, e megjithatë janë në rrugë të mbarë dhe kanë grumbulluar pikët maksimale deri më tani dhe kthimi në Superiore duket vetëm çështje kohe.

Related posts

Daja: Transfertë e vështirë, por duam të sigurojmë titullin

Sadik.Autor

VAR-i kontrolloi 455 incidente në Botëror, 7.1 rishikime për ndeshje

Isa.Autor

“EURO 2020″/ “Gjelat” përfitojnë një penallti, Benzema ndëshkon Portugalinë nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment