Futboll Shqipëri Sport

BANDEROLA RRACISTE NË STADIUM/ Vjen reagimi i “rrufeshëm” i FSHF-së

TIRANE- Federata Shqiptare ka dënuar me forcë banderolën raciste të shpalosur dje teksa po luhej sfida Partizani-Skënderbeu.

Përmes një reagimi zyrtar, organi më i lartë i Futbollit në Shqipëri ka deklaruar se këto raste nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar.

Në parullën e shpalosur në shkallët e stadiumit shkruhej: “1 grek i vrarë një bastard më pak”. Federata shprehet se distancohet  në formë të prerë nga ky akt i paprecedentë, ndërsa shton se veprimet e tilla nuk do të lejohen të prishin bukurinë  futbollist shqiptar.

“Federata Shqiptare e Futbollit shpreh shqetësimin e thellë dhe distancohet në mënyrë të prerë nga incidenti i djeshëm ndodhur gjatë ndeshjes Partizani – Skënderbeu, duke iu referuar qartazi parrullës së shpalosur në fillim të ndeshjes në seksionin e tifozerisë së Partizanit, parrullë dukshëm me sfond racist dhe me mesazhe të papranueshme për fushën e blertë dhe lojën e futbollit. Edhe pse u desh ndërhyrja e delegatit të ndeshjes për heqjen e atij çarçafi të errët, sërish qëllimi dhe akti mbetet shumë i dënueshëm.

Ajo parrullë që nuk ka asnjë të përbashkët me thelbin e futbollit për të bashkuar njerëzit në paqe e harmoni, nuk mund të jetë kurrësesi një element tifozerie e aq më pak të qëndrojë mbi flamurin tonë kombëtar. FSHF, duke dënuar me forcë gjuhën e përdorur dhe mëndjen e trazuar për t’a përzjerë futbollin me racizëm apo pseudo nacionalizëm, siguron opinionin publik dhe tifozët e vërtetë se stadiumet tona nuk do të shndërrohen asnjëherë në mediume konflikti dhe urrejtjeje por do të jenë në çdo rast e çast arenë ku mbizotëron fryma e solidaritetit, gjallërisë dhe dashurisë për futbollin. Ritheksojmë se distancohemi qartazi nga çdo provokim dhe shprehim bindjen se ky grupim i veçuar, çarçaf i shkurtër dhe i keq orientuar nuk do të arrijë të prishë imazhin e futbollit dhe tifozerisë së vërtetë.

Duke i nxjerrë kartonin e kuq këtij rasti të rrezikshëm për imazhin e futbollit, i sigurojmë të gjithë se do të merren të gjitha masat përkatëse që raste të tilla skenaresh dritëshkurtra jo vetëm të mos kalojnë pa u ndëshkuar por kurrësesi të mos përsëriten e të mos njollosin imazhin e lojës së futbollit. Duke theksuar se mbetet në përgjegjësinë e klubit parandalimi i këtyre incidenteve, në rastin aktual i klubit Partizani, bëjmë me dije se komisionet juridike pranë FSHF-së do të mblidhen në mënyrë urgjente dhe do të shqyrtojnë të gjithë incidentin për të vijuar me masat përkatëse”, thuhet në reagim.

Related posts

Bayern Munichen hidhet në sulm për mesfushorin kroat që po shkëlqen në Botëror

Isa.Autor

MANCHESTER CITY-CHELSEA/ “Vendasit” nuk dinë të ndalen, shënon Gundogan

Delo.autor

“KAM FOTO DHE VIDEO…”/ Futbollisti i famshëm kërcënon ish të dashurën, Pamela Anderson

Delo.autor

Leave a Comment