Futboll Sport

Tre minuta në fushë dhe asist, “ish”-i Skënderbeut tregon klasin në Bullgari

Transferimi nga Kievo te CSKA e Sofjes ishte një lëvizje e bujshme. Ali Soue vuajti në javët e para me skuadrën e mirënjohur bullgare, edhe për shkak të një dëmtimi që i krijoi mjaft probleme me ambientimin me realitetin e ri.

Kjo është arsyeja përse ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore gjatë sezonit të kaluar ka luajtur pak me klubin nga kryeqyteti. Megjithatë, sa herë ka zbritur në fushë, Soue ka ditur të bëhet protagonist.

Kjo ndodhi edhe gjatë kësaj fundjave, ku sulmuesi nga Gambia u aktivizua në minutën e 61-të, në derbin ndaj Septemvri Sofjes, ndërsa CSKA-ja ishte në avantazh 1-0. Soue i mjaftuan vetëm tre minuta në fushën e lojës, për të dhënë asistin e golit të dytë me autor Rodrigues, që praktikisht mbylli ndeshjen.

Në kohën shtesë kishte kohë edhe për golin e tretë të CSKA-së së Sofjes me Manolev, me ekipin që vazhdon luftën me Levskin për kreun e klasifikimit. Nga ana e tij, Soue mund të jetë i kënaqur. Deri në momentin kur gjendja fizike do të jetë më e mira, sulmuesi ka koleksionuar një gol dhe një asist në 130 minuta aktivizim gjatë tre ndeshjeve.

Related posts

INIESTA SI NË KOHËT E ARTA/ Shihni se çfarë magjie ka bërë në Japoni! (VIDEO)

Delo.autor

NGA SPANJA TRONDISIN/ Juventus nxjerr Ronaldon në merkato, ja çmimi që vendos për CR7…

Delo.autor

“TANI KA SHUMË…”/ Marotta mbështet Spallettin: Nuk e shoh si trajner që mund të kritikohet

Delo.autor

Leave a Comment