Futboll Sport

MUND TË JENË ZBULIMET E TURNEUT/ Nga Doku te Raspadori, 10 talentet që pritet të shpërthejnë në “Euro 2020”

Çdo kombëtare e “Euro 2020” ka 1 apo 2 talente që mund të jenë zbulimi i turneut. Por, cilët janë të rinjtë që mund të surprizojnë këtë verë?

ADAM HLOZEK (ÇEKI/SPARTA PRAGË) – Vetëm 18 vjeç, talenti i Spartës së Pragës ka shënuar 15 gola në 19 ndeshje me klubin dhe ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit. Gjysma e Europës kërkon të firmosë me çekun që ka regjistruar 3 prezenca me kombëtaren.

MIKOLA SHAPARENKO (UKRAINË/DINAMO KIEV) – E quajnë “Grelishi i Ukrainës”, talenti i datëlindjes 1998 ka shënuar 4 gola dhe dhënë 4 asiste me skuadrën kampione të Luçeskut që fitoi dopietën. Ai ka më shumë stil latin futbolli sesa ukrainas.

XHUD BELLINGAM – (ANGLI/DORTMUND) – Anglia ka pa fund talente, por më i riu është 17-vjeçari Xhud Bellingam, i cili shkëlqeu me Dortmundin në sezonin e tij të parë pas transferimit të mesfushorit nga Birmingemi.

XHAKOMO RASPADORI (ITALI/SASUOLO) – Sulmuesi i datëlindjes 2000 e mbylli sezonin e fundit duke shënuar 5 gola dhe dhuruar 2 asiste në 9 takimet e fundit të Serisë A për Sasuolon dhe Mançini nuk mund ta linte jashtë talentin polivalent.

RAJAN GRAVENBERQ (HOLANDË/AJAKS) – 61 ndeshje me Ajaksin në moshën 19-vjeçare për talentin holandez, i cili fitoi një vend në kombëtaren “tulipane”. “Jam si një lloj gjarpri. I gjatë, i ngushtë dhe rrëshqas kudo. Mund të mësoj shumë nga Pogba”, tha Gravenberq në 2018.

XHEREMI DOKU (BELGJIKË/REN) – Belgjika është shumë e pasur me sulmues dhe Doku do të jetë në stol. Talenti i datëlindjes 2002 u ble nga Ren për 26 milionë euro nga Anderlehti verën e shkuar. Ai shënoi që në debutimin me kombëtaren kundër Islandës.

NUNJO MENDESH (PORTUGALI/SPORTING LISBONË) – Nuk do të kalojë shumë kohë përpara se mbrojtësi i majtë 18-vjeçar të lërë Sportingun për një klub të madh. Mendesh luan edhe si qendërmbrojtës dhe e kërkojnë Siti dhe Reali. Ka një klauzolë 70 milionë euro.

XHAMAL MUSIALA (GJERMANI/BAJERN) – Gjermania mposhti konkurrencën e Anglisë për të bindur talentin e Bajernit të zgjedhë “Pancerat”. Sulmuesi i datëlindjes 2003 ka 1458 minuta në fushë me rekordmenët e Gjermanisë.

PEDRI (SPANJË/BARCELONA) – Pedri debutoi me Barçën si një 18-vjeçar, por në fushë dukej sikur të ishte një lojtar 10 vite më i madh. “Më pëlqen qetësia, modestia dhe ekuilibri i tij”, tha trajneri Enrike.

KASPER KOZLOVSKI (POLONI/POGON SZCZECIN) – Datëlindja 16.10.2003. Lojtari më i ri i këtij Europiani nuk mund të lihej jashtë këtij klasifikimi. Mesfushor defensiv, por edhe i avancuar polaku i shpëtoi një aksidenti automobilistik në 2020, i cili e la me frakturë në 3 vertebra e pelvis dhe jashtë fushe për 6 muaj.

Related posts

STATISTIKAT E KARTONAVE/ Tirana dhe Vllaznia, më gjaknxehtët në Superiore. Partizani e Laçi bëhen shembull

Delo.autor

Ndërron jetë kampioni i Botës me Argjentinën në vitin 1978

Sadik.Autor

Futbollistët shndërrohen në ikona të epokës moderne në Shën Petërburg (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment