Futboll Sport

TREPÇA 89 “I JEP DUART” MAGANIT/ Tranjeri shqiptar është shkarkuar nga ekipi kosovar

Trajneri Gugash Magani ka dhënë dorëheqjen nga drejtimin i skuadrës Trepça 89. Lajmin e kanë konfirmuar mediat në Kosovë, të cilat raportojnë se ky vendim është marrë pas rezultateve jo shumë të mira, shkruan “Gazeta Sheshi”.

Tekniku peqinas ka ofruar dorëheqjen e tij nga posti i kryetrajnerit të “minatorëve” menjëherë pas ndeshjes, teksa është përshëndetur me të gjithë futbollistët në dhomat e zhveshjes.

Rezultatet jo shumë të mira dhe dështimi për të krijuar një skuadër kompetitive për kreun e tabelës kanë ndikuar që Magani të ofrojë dorëheqjen.

“Edhe unë edhe skuadra e kemi pasur kohën e mjaftueshme që të rikthehemi. Kur nuk shkojnë rezultatet, trajneri duhet të largohet. Ua thash edhe lojtarëve këtë gjë. Kam pasur një respekt nga të gjithë në Mitrovicë dhe skuadra e do një fytyrë të re. Nuk kam as motiv për ta drejtuar ekipin”, ka thënë pas ndeshjes Gugash Magani.

Magani e lë Trepçën ’89 në pozitën e nëntë, pozitën e barazhit me 15 pikë

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Vllaznia-Tirana. Rezultati 0-1

Delo.autor

VIDEO/ Kërkohet nga e gjithë ‘Europa’, 20-vjeçari jep asistin e vitit

Q.Autor

“Ylli” i Brazilit kundër arbitrave/ Nuk e meritonim barazimin sepse…

Sadik.Autor

Leave a Comment