Futboll Shqipëri Sport

U BË I NJOHUR ME FLAMURATRIN/ Shkodra kërkon titullin me Kukësin

Donjet Shkodra, në pak vite ka arritur që të luaj për skuadrat më të mira të vendin tonë. Fillimisht Flamurtari e më pas, Skënderbeu. Nuk kishte se si të mungonte një eksperiencë te Kukësi, aty ku pavarësisht oshilacioneve po jep më të mirën edhe në saj të eksperiencëës që ka tashmë në futbnollin shqiptar. Në një prononcim që ka dhënë për “Supersport”, Donjet Shkodra, ndër të tjera ka pohuar:

“Kam kaluar një kohë të mirë te Flamurtari, ndaj e respektoj edhe si kundërshtar. Që kur kam ardhur në Shqipëri, kam parë që Flamurtari është një ekip i vështirë për t’u mundur, nga çdo ekip, ndaj ne duhet të bëjmë kujdes dhe të kërkojmë fitoren e radhës”, – tha Shkodra.

Golat

Shkodra njihet për eurogolat, si te Flamurtari, ashtu edhe te Skënderbeu, ndërsa te Kukësi po i mungojnë:  “Unë mendoj se më kanë munguar goditjet nga distanca dhe golat, por në fakt si lojtar nuk duhet të mendoj shumë për këto gjëra. Mendoj se do të vijnë edhe këto lloj golash në mënyrë të natyrshme në lojë”, – u shpreh futbollisti i Kukësit.

Rivaliteti

“Tani i kemi më afër dy kundërshtarët që janë përpara nesh. Shpresonim që të hënën të fitonte Skënderbeu, ose të dilte barazim dhe jemi të lumtur që kështu ndodhi”, – deklaroi mesfushori Donjet Shkodra në fund të fjalës së tij.

Related posts

TALENTI SHQIPTAR VAZHDON SHKËLQIMIN/ Ja vlerësimi që merr mesfushori Selahi në kampionatin holandez…

Delo.autor

SONDAZHI/ “BARCELONA fiton Champions ”, katalanasit zgjidhen si kampionët e Europës

Isa.Autor

U TRANSFERUA TEK KURBINASIT/ Ish-mesfushori i Tomorit: Laçi, shansi për të treguar vlerat e mia

Delo.autor

Leave a Comment