Futboll Seria A Sport

TRONDITET JUVENTUSI/ Nëse akuza për PËRDHUNIM e CR7 provohet, dëmi ekonomik te ai do jetë…

Cristiano Ronaldo rrezikon që të pësojë një dëm ekonomik prej miliona eurosh nëse akuza për përdhunim ndaj tij do të vërtetohet. Kështu mendon një avokat i njohur për çështjet sportive, Simon Leaf, i specializuar në kontratat ekonomike. Ai gjithashtu beson se yjet e tjerë të sportit do ta shikojnë me vëmendje precedentin në lidhje me përpjekjen për të hedhur poshtë marrëveshjen ligjore prej 375 mijë dollarësh me akuzuesen e portugezit Kathryn Mayorga, e cila pretendon se është detyruar ta firmosë.

Mayorga e akuzoi CR7-ën se e ka përdhunuar në suitën e tij luksoze në Las Vegas në qershor të vitit 2009. Vetë ylli i Juves hodhi poshtë këto pretendime duke e bërë të qartë se janë kundër qenies së tij dhe çfarë ai beson. Por sponsorët e tij kryesorë “Nike” dhe “EA Sports” kanë reaguar, duke informuar se këtë çështje po e ndjekin me vëmendje të plotë.

Kontrata e përjetshme me Nike-n shkon në 1 miliardë dollarë për CR7 dhe ai është vetëm 1 nga 3 sportistët që ka të tillë akord. Forbes ka llogaritur se nga kontratat me sponsorët e ndryshëm, CR7 fiton 176 milionë dollarë në vit, nga 142 milionë ndjekësit e tij në Instagram.

Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, portugezi dyshon se pas gjithë këtij sulmi qëndron Real Madridi. Mes tij dhe presidentit Florentino Perez ka pasur përplasje, që nisën në dhjetorin e vitit të kaluar. Sulmuesi u mërzit me klubin dhe presidentin se nuk i qëndruan afër, ndërsa ai ishte në gjyq më shtetin spanjoll për mospagim taksash.

Kjo çoi edhe në largimin nga “galaktikët”, veprim që ka ndikuar në rezultatet e Realit në këtë nisje të sezonit për shkak të boshllëkut që ka, por edhe ekonomikisht të futbollist.

Juventus i ka dalë në mbështetje Cristiano Ronaldos, pas akuzave të bëra nga një shtetase amerikane për përdhunim. Ky status çoi në reagime të zemëruara në të tifozëve, të cilët e cilësojnë e cilësojnë veprim të nxituar mbështetjen e Juventus, pasi duhet të presin se çfarë do të nxjerrin hetimet për këtë ngjarje.

Madje, të shumtë ishin ata tifozë juventinë që u ndjenë të zhgënjyer dhe komentuan se ‘klubi nuk duhet të diskutojë gjëra të tilla, pasi tregon papjekuri’. Si pasojë e kësaj çështjeje, vlera e aksioneve të Juves në bursë ka rënë me 10%.

Related posts

MOTO GP/ Tërhiqet edhe Japonia, deri në nëntor do të garohet vetëm në Europë

Delo.autor

PSG-LILLE/ Donnarumma pëson gol, regjia kap mimikën e “çuditshme” të Navas (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ I mbaron kontrata në verë, PSG dhe Barcelona “sherr” për yllin e Liverpool

Delo.autor

Leave a Comment