Futboll Seria A Sport

U KAP ME DOPING/ Gjykata jep vendimin PËRFUNDIMTAR për sulmuesin ITALIAN

Xhuzepe Rosi me sa duket mund të marrë frymë lirisht. Gjykata agjencisë kombëtare të dopingut ka dhënë lajmin e mirë për italian, ku ka vendosur vetëm ta paralajmërojë Rosin.

Ish-sulmuesi i kombëtares Italiane, u akuzua për doping në një test që i ishte bërë në 12 maj, kur ky i fundit luante për Xhenoan. Pas sfidës Xhenoa-Benevento, Xhuzepe Rosi u nënshtrua testit anti-doping.
31-vjeçari, i cili tashmë është pa ekip, mund të fillojë kërkimet për të rinisur karrierën, pasi vërtetoi pafajsinë e tij.

Gjithashtu Rosi ka postuar dhe në llogarinë e tij në “Twitter”, ku ka shprehur dhe lehtësimin që ai ka kaluar pas vendimit të gjykatës.
“Sot ka përfunduar një makth 4-mujor! Tani dua të mendoj vetëm për futbollin dhe të vazhdoj të bëj atë që dua më shumë se çdo gjë tjetër”, ka përfunduar italiani.

Related posts

Arsenali dhe Liverpooli interesohen për sulmuesin e Barcelonës Ousmane Dembeles

Sadik.Autor

Panucci me “dhimbje” koke/ Ivan Balliu nuk vjen në kombëtare për arsye QESHARAKE

Isa.Autor

LIVE/ Teuta-Partizani, Mbyllet pjesa e parë. Shkëmbi i falet golit të Prognit

Delo.autor

Leave a Comment