Futboll Sport

UEFA e konfirmon zyrtarisht/ Ja me sa ekipe do të përfaqësohet KOSOVA në Europë

Federata e Futbollit të Kosovës, ka bërë të ditur se sërish dy ekipe do të jenë pjesë e Europës. FFK-ja këtë e ka bërë të ditur pasi UEFA ia ka komunikuar këtë gjë zyrtarisht. Skuadra që shpallet kampione në Superligën e Kosovës do të merr pjesë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve kurse ajo që triumfon në Kupën e Kosovës do të marr pjesë në eliminatoret e Europa Ligës.

‘Cikli i prezantimit të klubeve në garat e UEFA-s ndryshon çdo tri vite, prandaj përkundër rezultateve pozitive të klubeve të Kosovës në kampanjën e fundit të ndeshjeve në garat e UEFA-s dhe kërkesës së FFK-së për shtimin e të paktën një klubi në garat ndërkombëtare, ai ndryshim nuk ka reflektuar menjëherë, por efektet mund të ndodhin në vitet në vijim. Të shpresojmë se një gjë e tillë do të ndodhë por kjo varet shumë nga paraqitja e skuadrave të Kosovës në këto dy gara prestigjioze.’-shkruhet në njoftimin e FFK-së.

Related posts

DUELI NË DISTANCË/ “I dashur armik”, Ronaldo ka qëllim të kalojë Higuainin

Isa.Autor

PAMJE TË FRIKSHME/ Aksidenti i çmendur në Macau, SHIKONI si pilotja adoleshente i shpëton VDEKJES (VIDEO)

Isa.Autor

“SETIEN NUK DUHET TA FUSTE GRIEZMANN NË MINUTËN E 90”/ Legjenda e Barcelonës: “Katalanasit” mund të humbasin titullin

Delo.autor

Leave a Comment