Futboll La Liga Sport

REALI NË KAOS/ Lopetegui: Nuk LARGOHEM, jam më i motivuar se kurrë

Humbja e tretë në katër ndeshjet e fundit! Situata te Real Madrid nuk paraqitet dhe aq e mirë dhe pozicioni i Julen Lopetegui çdo ditë e më tepër po shihet me dyshim.

Në përfundim të ndeshjes me Levanten, ku u mundën me rezultatin 2-1, ish- trajneri i kombëtares spanjolle u është përgjigjur interesit të gazetarëve, duke deklaruar se nuk po e mendon mundësinë e shkarkimit. Sipas tij e rëndësishme ndeshja e radhës, duke theksuar se pas kësaj ndeshje ai ndihet më i motivuar se kurrë.

E ardhmja: Tani për tani është gjëja e fundit që mendoj. Tani mendoj vetëm të stërvitë djemtë dhe të përgatitemi për ndeshjen e ardhshme që e kemi pas tre ditësh.

“Mallkimi” i golit: Futbolli varet nga golat dhe ne e kuptojmë që kemi bërë gjithçka që duhet për të shënuar, kemi pasur shumë mundësi. Nuk shënuam dhe futbolli i ka këto. Ne duhet të ndryshojmë dinamikën për të fituar lojën, kemi goditur më shumë se 30 herë portën.

Gjendja psikologjike e trajnerit dhe e ekipit: Ndihem më i motivuar se kurrë për të vazhduar, sepse ekipi ka dhënë gjithçka në fushë. Herët apo vonë do të vijë fitorja. Lojtarët janë të trishtuar, por me dëshirën për të ngritur kokën lart dhe tek ndeshja e radhës. Kanë hequr dorë nga jeta e tyre personale që të dalin nga kjo situatë.

Të njëjtat argumente për krizën te Real: Unë nuk i shpjegoj gjërat për të bindur askënd, por për të treguar se çfarë ka ndodhur .

Related posts

PARTIZANI-TIRANA/ Gega synon fitoren për titullin, Mama kërkon mbijetesën (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

DREJTUESIT E PSG-SË VENDOSIN SHKARKIMIN E TUCHEL/ Drejtimin e skuadrës pritet të marrë ish-lojtari i Inter…

Delo.autor

Plaku: Ndeshja e parë me Valleta është me shumë rëndësi

Sadik.Autor

Leave a Comment